Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ 6 kilogram kokainë dhe heroinë, kush është ‘BOS-ja’ e arrestuar në Tiranë

Editor by Editor
February 4, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
EMRAT/ 6 kilogram kokainë dhe heroinë, kush është ‘BOS-ja’ e arrestuar në Tiranë
0
SHARES
68
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet identiteti i grupit kriminal që furnizonte kryeqytetin me kokainë dhe heroinë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kutia e Pandorës” u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Mësohet se 40-vjeçarja Brikena Frakullirezulton të jetë drejtuesja e këtij grupi kriminal, 6 kg heroinë dhe kokainë janë gjetur në banesat e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos.

40-vjeçarja akuzohet se siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza të vogla. Prokuroria dhe policia kanë identifikuar edhe personin që furnizonte me kokainë drejtuesen e grupit kriminal, Frakullin.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” pas një hetimi disajavor me metoda proaktive. Vihen në pranga 4 shtetas, pjestarë të një grupit kriminal.

Sekuestrohen 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal, shpërndante me shumicë dhe në doza, lëndë narkotike heroinë e kokainë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila regjistroi procedimin penal në janar të këtij viti.

Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjesëtarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”. Në kuadër të operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e grupit kriminal
H. B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal
A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal
K. B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases B. F., dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryra rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Thkesojmë faktin se vetëm gjatë muajit Janar 2023 , nga Seksioni për Hetimine Narkotikëve në DVP Tiranë janë finalizuar me sukes 4 procedime proaktive.

Previous Post

VIDEO/ Luiz Ejlli pjesë e fushatës së PD? Ja si përgjigjet Berisha

Next Post

VIDEO/ LAJMI I BUJSHËM/ Gazetari: Agjentët e FBI në Tiranë për Rama-McGonigal

Next Post
VIDEO/ LAJMI I BUJSHËM/ Gazetari: Agjentët e FBI në Tiranë për Rama-McGonigal

VIDEO/ LAJMI I BUJSHËM/ Gazetari: Agjentët e FBI në Tiranë për Rama-McGonigal

“Mblodhëm çfarë mbollëm”, Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t’i besojnë PS mandatin e katërt
AKTUALITET

“Mblodhëm çfarë mbollëm”, Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t’i besojnë PS mandatin e katërt

by Editor
May 14, 2025
0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Rama u...

Read moreDetails
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë një ditë para samitit! Zbardhet axhenda

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë një ditë para samitit! Zbardhet axhenda

May 14, 2025
Numërohen gati 100 mijë zarfe me votat e diasporës, PS kryeson garën me 54% të votave, ja si ndahen rezultatet për partitë e tjera

Numërohen gati 100 mijë zarfe me votat e diasporës, PS kryeson garën me 54% të votave, ja si ndahen rezultatet për partitë e tjera

May 14, 2025
Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 deputetët e ardhshëm që dalin nga Tirana

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 deputetët e ardhshëm që dalin nga Tirana

May 14, 2025
PS ruan rezultatin në Berat dhe merr 5 mandate! PD vetëm 2! Të gjithë emra të rinj në Parlament, përjashtim bën vetëm Fadil Nasufi

PS ruan rezultatin në Berat dhe merr 5 mandate! PD vetëm 2! Të gjithë emra të rinj në Parlament, përjashtim bën vetëm Fadil Nasufi

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mblodhëm çfarë mbollëm”, Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t’i besojnë PS mandatin e katërt

“Mblodhëm çfarë mbollëm”, Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t’i besojnë PS mandatin e katërt

May 14, 2025
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë një ditë para samitit! Zbardhet axhenda

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë një ditë para samitit! Zbardhet axhenda

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al