Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekzekutoi kushëririn për çështje pronash/ Zbardhen detaje nga vrasja e Pirro Pronit, autori u vetëdorëzua në polici pak orë pas krimit

Editor by Editor
August 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ekzekutoi kushëririn për çështje pronash/ Zbardhen detaje nga vrasja e Pirro Pronit, autori u vetëdorëzua në polici pak orë pas krimit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e autorit të vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër. Sipas informacioneve, Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës dhe njëkohësisht kryeplaku i fshatit Abat ku ndodhi vrasja, është vetëdorëzuar rreth orës 02:30 të mëngjesit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ndërsa ishin duke pirë bashkë në një tavolinë. Mes tyre kishte një konflikt të hershëm për prona. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet mes tyre e cila më pas përfundoi në vrasje. 

Dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit. Sipas raportimeve, kishte marrë një plumb në shpatull. Pritet që dëshmia e autorit të zbardhë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë policia ka gjetur gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).       

NJOFTIMI I POLICISË:

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.  

 Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.   

Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.    

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete  dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).       

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Kreu dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, lirohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Next Post

Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

Next Post
Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al