Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Eksplozivi shpërthen në Tiranë/ Policia arreston 7 individë dhe jep detaje mbi incidentin

timoni.al by timoni.al
March 16, 2026
in KRYESORE
0
Eksplozivi shpërthen në Tiranë/ Policia arreston 7 individë dhe jep detaje mbi incidentin
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë, e ndodhur mëngjesin e 10 marsit, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet në pronësi të O. K., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas këtij incidenti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 e vunë në pranga një grup prej 7 personash, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë precedentë penalë. Gjatë operacionit, policia sekuestruar prova materiale, përfshirë biçikletën e përdorur për krimin, rrobat e autorit, automjetet e dyshuarve dhe aparate celularë.

Pas shpërthimit, një grup hetimor u ngrit menjëherë dhe, përmes administrimit të provave dhe verifikimit të kamerave të sigurisë, arriti të identifikojë autorët e dyshuar. Katër prej tyre, J. G. (32 vjeç), R. B. (25 vjeç), K. A. (24 vjeç) dhe E. L. (27 vjeç), u ndaluan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në bashkëpunim. Ndërsa G. K. (29 vjeç), D. H. (34 vjeç) dhe G. M. (19 vjeç) u ndaluan për “Përkrahja e autorit të krimit”.

Po ashtu, u ndalua edhe S. N. (33 vjeç), i cili ndodhet në IEVP Fushë-Krujë, si dyshuar për porositjen e vendosjes së eksplozivit. Hetimet tregojnë se J. G. dyshohet se ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse, duke u ndihmuar nga K. A., R. B. dhe E. L., të cilët i siguruan informacionin për vendndodhjen e automjetit dhe lëndën eksplozive.

Të ndaluarit e tjerë dyshohet se kanë transportuar autorin e vendosjes së eksplozivit ditën e incidentit. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Previous Post

Bejruti goditet nga sulmet ajrore, numri i të vdekurve arrin në 850 që nga fillimi i përplasjeve.

Next Post

Michael B. Jordan shpallet aktori më i mirë në Oscar për filmin “Sinners”

Next Post
Michael B. Jordan shpallet aktori më i mirë në Oscar për filmin "Sinners"

Michael B. Jordan shpallet aktori më i mirë në Oscar për filmin "Sinners"

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al