Friday, August 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Takimi që mund të trondisë politikën/ Çfarë i kërkoi Alex Soros Edi Ramës për Veliajn dhe Zvërnecin

Editor by Editor
August 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ekskluzive/ Takimi që mund të trondisë politikën/ Çfarë i kërkoi Alex Soros Edi Ramës për Veliajn dhe Zvërnecin
0
SHARES
116
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Një takim i zhvilluar ditët e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Alex Soros po ngre pikëpyetje mbi disa zhvillime politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Burime të Timoni.al pranë Kryeministrisë pretendojnë se gjatë takimit është diskutuar edhe çështja e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas këtyre burimeve, Soros i ka kërkuar Ramës që të shqyrtojë mundësinë e lirimit të Veliajt, duke argumentuar se rikthimi i tij në skenën politike nuk do të përbënte rrezik për pushtetin e kryeministrit dhe as për Partinë Socialiste.

Sipas të njëjtave burime, gjatë diskutimit për çështjen e Erion Veliajt, Edi Rama i është përgjigjur Alex Sorosit se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se vendimet që lidhen me Veliajn i takojnë institucioneve të drejtësisë. Rama, sipas burimeve, ka bërë të qartë se qeveria dhe ai personalisht nuk mund të ndërhyjnë në një proces gjyqësor.

Një tjetër çështje që, sipas të njëjtave burime, është ngritur në takim lidhet me projektin e zhvillimit turistik në Zvërnec, të lidhur me kompaninë e Jared Kushner dhe familjen Trump.

Burimet pretendojnë se Alex Soros i ka kërkuar Ramës të rishikojë projektin dhe të shqyrtojë mundësinë e largimit të Ivanka Trump nga projekti, duke i propozuar një alternativë me një investitor tjetër, të cilin Soros do ta sillte në Shqipëri.

Por, sipas burimeve të Timoni.al, Rama ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke argumentuar se projekti i Zvërnecit nuk mund të kthehet më pas dhe se procesi i tij nuk mund të ndryshohet në këtë mënyrë.

Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk ka një konfirmim publik nga Kryeministria, Alex Soros apo palët e përfshira për këto pretendime.

Projekti në Zvërnec është aktualisht një nga investimet më të diskutuara në Shqipëri. Raportime të fundit ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje mbi çështjet e pronësisë së tokës, ndërsa zhvillimi i resortit ka shkaktuar edhe protesta dhe debat publik. 

Previous Post

Kristjan Asllani i ofrohet skuadrës së sapo ngjitur në Serie A, zbulohet shuma që Interi kërkon

Next Post

Përmbytje rekord në Japoni; të paktën gjashtë të vdekur pas reshjeve, mijëra bllokohen në aeroport

Next Post
Përmbytje rekord në Japoni; të paktën gjashtë të vdekur pas reshjeve, mijëra bllokohen në aeroport

Përmbytje rekord në Japoni; të paktën gjashtë të vdekur pas reshjeve, mijëra bllokohen në aeroport

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al