Thursday, May 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EKSKLUZIVE / SPAK kontroll banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana

Editor by Editor
December 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
EKSKLUZIVE / SPAK kontroll banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana
0
SHARES
961
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet e SPAK për aferat e rënda të shantazhit dhe manipulimit të tenderëve në sektorin e teknologjisë kanë hyrë në një fazë të re dhe tejet të ndjeshme. Pas goditjes së biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të dyshuar se përmes kërcënimeve dhe pengmarrjes detyronin sipërmarrës të tërhiqeshin nga garat publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, SPAK ka urdhëruar një valë kontrollesh ndaj biznesmenëve, zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Sipas dokumenteve zyrtare, Gjykata e Posaçme ka miratuar kontrolle personale dhe banesash për disa shtetas, mes tyre Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektin tregtar “Merkaj 3”.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Renato Hristiç është bashkëshorti i Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana. E njëjta zyrtare ka qenë më herët në qendër të një skandali madhor që lidhet me sistemin TIMS, duke u akuzuar për përfshirje në çështje të dyshimta mbi aksesin dhe përdorimin e të dhënave sensitive shtetërore.

Më tej, gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor parlamentar, Ervina Gjana pranoi publikisht se ishte emëruar në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Antikrimit Kibernetik përmes lidhjeve personale, duke deklaruar hapur “Kam ardhur me mik”, një pohim që ngriti pikëpyetje të forta mbi integritetin, profesionalizmin dhe standardet e rekrutimit në një nga strukturat më sensitive të sigurisë shtetërore.

Burimet shtojnë se Renato Hristiç ka shërbyer më herët si shofer personal i Ergys Agasit, një fakt që forcon dyshimet për lidhje të drejtpërdrejta mes rrethit të personave nën hetim dhe niveleve të larta të Policisë së Shtetit.

Kontrolli i banesës së Drejtoreshës së Krimit Kibernetik shënon një moment kritik për besueshmërinë e institucioneve ligjzbatuese dhe ngre pyetje serioze mbi depërtimin e interesave kriminale në strukturat që, në teori, duhet t’i luftojnë ato.

Previous Post

Tym, flakadanë dhe trazira, pas përfundimit të seancës deputetët e PD grumbullohen në selinë e partisë.

Next Post

Kaosi në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën pushtetin, Balla: Zjarr godinës me urdhër të Berishës

Next Post
Kaosi në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën pushtetin, Balla: Zjarr godinës me urdhër të Berishës

Kaosi në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën pushtetin, Balla: Zjarr godinës me urdhër të Berishës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al