Monday, June 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ekskluzive: Raporti i SHISH për Kuvendin zbulon rreziqet e sigurisë; Vlora Hyseni akuzon dezinformim politik

timoni.al by timoni.al
June 29, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ekskluzive: Raporti i SHISH për Kuvendin zbulon rreziqet e sigurisë; Vlora Hyseni akuzon dezinformim politik
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të shërbimit në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura raportoi mbi situatën e sigurisë dhe nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare. Ajo trajtoi aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit, me theks tek kundërshtarët e proceseve eurointegruese, operacionet e influencës malinje dhe fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare. Hyseni foli gjithashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, si dhe mbi nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien e institucioneve ndaj tij.

Një burim nga komisioni i dorëzoi gazetasit të Top Channel, Muhamed Veliu, pjesë nga ajo që Hyseni lexoi në raportin vjetor. Në një nga fragmentet e cituara, SHISH vlerëson rritje të kërcënimeve hibride: “SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, citohet të ketë thënë Hyseni.

Pak para nisjes së raportimit, drejtoresha u përball me akuza nga deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët pretenduan se agjentë të SHISH ishin infiltruar në protesta për të mbledhur dhe dërguar informacione te kryeministri Edi Rama. Klevis Balliu u shpreh: “Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”. Flamur Noka akuzoi: “Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”.

Hyseni i kundërshtoi shkurt akuzat, duke i cilësuar si dizinformacion dhe duke u thënë deputetëve demokratë: “Po dezinformoni dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”.

Previous Post

Live Brazil-Japoni: Shtangen Seleçaot, aziatikët kalojnë të parët në avantazh (Video)

Next Post

Nga Gjermania vjen sulmi për kombëtaren italiane: Nuk e meriton as të përmendet

Next Post
Nga Gjermania vjen sulmi për kombëtaren italiane: Nuk e meriton as të përmendet

Nga Gjermania vjen sulmi për kombëtaren italiane: Nuk e meriton as të përmendet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al