Monday, June 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive: Raporti i SHISH për Kuvendin zbulon rreziqet e sigurisë; opozita: Vlora Hyseni akuzon për dezinformim politik

timoni.al by timoni.al
June 29, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Ekskluzive: Raporti i SHISH për Kuvendin zbulon rreziqet e sigurisë; Vlora Hyseni akuzon dezinformim politik
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të shërbimit në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, në një seancë më shumë se dy orë me dyer të mbyllura. Në raport ajo trajtoi situatën e sigurisë dhe nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, duke përfshirë aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj Shqipërisë.

Hyseni vuri theksin tek kundërshtarët e proceseve eurointegruese, operacionet e influencës malinje dhe fushatat e dezinformimit që kanë impakt në sigurinë kombëtare. Raporti evidenton, sipas saj, rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushatave dezinformuese dhe operacioneve informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë çdo zhvillim të rëndësishëm për të nxitur destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst, SHISH theksoi bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj këtyre kërcënimeve.

Përveç fushatave dezinformuese, Hyseni foli edhe për nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, si dhe për nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien ndaj tij. Një pjesë e asaj që Hyseni lexoi si pjesë e raportit u bë e ditur nga një burim i komisionit për gazetarin Muhamed Veliu të Top Channel.

Pak para raportimit, drejtuesja e SHISH u përball me akuza nga deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët pretenduan se agjentë të shërbimit janë infiltruar në protesta dhe kanë mbledhur e dërguar informacione te kryeministri Edi Rama. Klevis Balliu deklaroi: “Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë…”. Flamur Noka tha: “Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës… për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë…”.

Hyseni i kundërshtoi shkurt këto akuza, duke i cilësuar si dezinformacion dhe duke thënë se deputetët po e përdorin raportimin në komision për retorika dhe interesa politike: “Po dezinformoni dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”.

Previous Post

Curri, Top Story: Shumë rrëke e lumenj të vegjël ushqejnë protestën; na vjen leku dhe e refuzojmë

Next Post

Live Gjermani-Paraguai: Panzerat nuk duan më surpriza, nis dueli në Boston

Next Post
Live Gjermani-Paraguai: Panzerat nuk duan më surpriza, nis dueli në Boston

Live Gjermani-Paraguai: Panzerat nuk duan më surpriza, nis dueli në Boston

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al