Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Flet i riu që e grabitën te liqeni: Polici më drejtoi pistoletën! Shefi do kafe!

Editor by Editor
November 30, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Ekskluzive/ Flet i riu që e grabitën te liqeni: Polici më drejtoi pistoletën! Shefi do kafe!
0
SHARES
53
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi do kafe!

November 30, 2022
0

Audio Player

00:00
00:00

Gjykata e Tiranës la dje në burg pa afat dy policët Saimir Muzikanti dhe Serxhio Cani që zhvatën të rinjtë që konsumonin hashash te zona e liqenit në Tiranë. Sipas organit të akuzës në adresë të tyre janë bërë 9 kallëzime penale por janë dokumentuar vetëm 3 prej tyre.

Serxhio Cani, 22-vjeç ishte pjesë e uniformave blu të komisariatit nr.1 ndërsa kolegu i tij Muzikanti, ishte punonjës i policisë bashkiake. Të dy në bashkëpunim u merrnin shuma parash nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë të rinjve në këmbim të lirisë pasi zbulonin konsumimin e lëndës narkotike.

Muzikanti e pranoi krimin, duke thënë se kishte për të shlyer një kredi, Cani e mohoi. Por si funksiononte skema e tyre? “5pyetjet.al” arriti që të komunikonte me njërin nga personat që dy policët e zhvatën duke i marrë lekët.

Me kërkesë të tij me argumentin e sigurisë, “5pyetjet.al” nuk po e publikon emrin e personit që ra pre e zhvatjes së policëve. I riu tregoi se në një moment efektivi i rendit, Serxhio Cani i kishte drejtuar pistoletën duke e kërcënuar që t’i jepte lekët.

Intervista për “5pyetjet.al”.

Cila ishte përballja e parë me policët?
Ne ishim dy djem të rinj që po konsumonim një cigare hashash larg qytetit, te liqeni. Këta (policët) vinin dhe kontrollonin sikur ishin policë. Këta në fakt ishin policë, por në orar tjetër, jashtë orarit të punës, vinin dhe kontrollonin sikur ishin policë dhe kërkonin një shifër të caktuar parash. Zakonisht 200 mijë lekë.

Si u prezantuan?
Jemi anti-droga.

Ju u kërkuat dokument identifikimi?
Po, e nxirrnin shumë shpejt dhe e fshihnin.

Ishin të trembur?
Ishin aktorë, keq fare. Ishin futur në rol.

Ju pranuat të jepnit lekët?
Në atë moment nuk është se gjykon me gjakftohtësi sepse të kap momenti që alarmohesh dhe duke pasur dyshime se janë me të vërtetë policë pastaj pranon që të japësh lekët.

Si jua kërkuan lekët?
Po sajuat ndonjë kafe për shefat se gjërat i rregullojmë. Njëherë që kam qenë unë prezent, ndodhi edhe njëherë të dytë dhe pastaj raportuam në polici.

Sa lekë dhatë herën e parë?
Herën e parë kërkuan 200, u agravua situata, morën një 30-çe dhe u larguan, herën e dytë morën 200.

Pastaj bëtë denoncimin?
Po.

Pastaj bëtë ballafaqimin?
Po, i njohëm kush ishin. Edhe të tjerët të shkojnë të bëjnë denoncime se e kanë bërë shumë herë.

Kush ishte më i dhunshëm?
Të dy. Plus që ky Serxhio ka nxjerrë pistoletën. Është absurde, janë grabitës.

 

Previous Post

E zbulon ish-kreu i antiterrorit, princ Harry dhe Maghan janë kërcënuar nga ekstremistë

Next Post

7 krime mbi supe, kush është i shumëkërkuari i Elbasanit që u kap me armë me selenciator në Holandë?

Next Post
7 krime mbi supe, kush është i shumëkërkuari i Elbasanit që u kap me armë me selenciator në Holandë?

7 krime mbi supe, kush është i shumëkërkuari i Elbasanit që u kap me armë me selenciator në Holandë?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al