Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Fidel Ylli në qendër të një skandali: 7 muaj pa paga për mësuesit e sportit, kontrata të fshehura dhe abuzim me fondet e KOKSH

Editor by Editor
July 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Ekskluzive/ Fidel Ylli në qendër të një skandali: 7 muaj pa paga për mësuesit e sportit, kontrata të fshehura dhe abuzim me fondet e KOKSH
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në redaksinë e portalit Timoni.al ka mbërritur një denoncim tronditës nga një mësues fizkulture, pjesë e projektit “Ekipet Sportive”, një nismë e mbështetur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i drejtuar nga Fidel Ylli. Sipas denoncuesit, mësuesit që punojnë në këtë projekt janë pa paga prej 7 muajsh, ndërsa nga drejtuesit e KOKSH kanë marrë vetëm mashtrime dhe vonesa të qëllimshme.

“Nuk kam asgjë, nuk na i japin kontratat. Deri këtu fillon mashtrimi zyrtar. As kopje të kontratave nuk kemi, sepse ata i mbajnë të dyja për vete. Premtuan se do paguanim 270 mijë lekë në muaj, por në fund na japin 250 mijë. Kjo është mashtrim i pastër dhe abuzim,” – shkruan mësuesi.

Denoncuesi jep mësim në një shkollë të mesme dhe mbulon dy disiplina sportive: volejboll dhe basketboll. Ai thekson se nuk po kërkon ndonjë privilegj, por pagën e punës së ndershme që ka kryer. “E them këtë me gjithë shpirt sepse jemi me kredi, me halle, si të gjithë mësuesit që jetojnë në këtë vend,” shkruan ai më tej.

Ky projekt i KOKSH, i cili për tre vite është prezantuar si një sukses institucional nëpër konferenca dhe intervista, në fakt ka degraduar në një skemë ku pagat mbahen peng dhe kontratat fshihen, ndërsa mësuesit trajtohen me përbuzje dhe tallje.

Denoncuesi shprehet i zhgënjyer jo vetëm për vonesën e pagesave, por edhe për mënyrën cinike me të cilën i janë shmangur përgjegjësisë: “Herën e fundit, na dërguan një lloj aneksimi kontrate që nuk është parë kurrë në asnjë institucion. Vetëm për të mos na dhënë lekët. Pasi denoncuam, prapë na gënjejnë se do firmoset nga Presidenti, pastaj zhduken.”

A janë shpërdoruar fondet publike? Janë përdorur për fushata? Pse nuk ka transparencë? Çfarë ndodh me KOKSH nën drejtimin e Fidel Yllit?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente. Sepse në këtë histori, nuk kemi të bëjmë me një vonesë teknike apo një gabim administrativ. Kemi të bëjmë me një model të papërgjegjshmërisë institucionale, me shfrytëzimin e njerëzve të ndershëm, dhe me fyerjen e dinjitetit të mësuesve – njerëz që punojnë për të zhvilluar sportin në shkollat tona, por që trajtohen si të padukshëm.

KOKSH vepron me para publike, me mbështetje ndërkombëtare dhe donacione. Ndaj, heshtja e Fidel Yllit është e pafalshme dhe e turpshme. Në vend që të sqarojë dhe të zgjidhë, ai zvarrit, shmang dhe mashtron. Nëse kjo situatë vazhdon, atëherë nuk jemi më në fushën e sportit, por në një tjetër lloj “loje”, ku abuzimi, fshehja dhe tallja me hallet e mësuesve është bërë normë.

Fidel Ylli nuk mund të fshihet më pas zyrave të tij. Ai duhet të flasë. Ose të japë dorëheqjen. Ose të përballet me drejtësinë.

Previous Post

Ndizet Azia, dy shtete shkëmbejnë të shtëna gjatë natës në kufi

Next Post

“Përmbush të gjitha standardet!” Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore

Next Post
“Përmbush të gjitha standardet!” Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore

“Përmbush të gjitha standardet!" Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al