Sunday, October 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive: Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin, Top Channel siguron videon e Klaudio Kananit

timoni.al by timoni.al
October 4, 2026
in AKTUALITET
0
Ekskluzive: Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin, Top Channel siguron videon e Klaudio Kananit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel ka siguruar ekskluzivisht një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi dënimit kapital në Kinë. Në video, i riu me origjinë nga Tepelena thotë: “Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”. Ai apelon tek shteti shqiptar që t’i mundësojë transferimin për të vuajtur dënimin në një burg në Shqipëri.

Gjykata e Apelit në provincën Guangdong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të ndëshkuar Kananin me dënimin kapital. Një zëdhënës i kësaj gjykate i tha gazetarëve se disa ditë më parë, në qendrën e paraburgimit në Guangzhou, një gjykatës i komunikoi Kananit vendimin e apelit. Apeli, sipas zëdhënësit, ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënim me vdekje dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Qershorit 2025, që e dënon atë me 25 vite burg pasi u gjet fajtor për trafikun e një ton droge të nisur nga Hong Kongu.

Për dy shtetas kinezë të bashkakuzuar me Kananin, gjykata vendosi ekzekutim me varje, ndërsa për dy të tjerë u vendos pushkatim përpara publikut. Top Channel raporton se vitin e kaluar Kanani shpëtoi nga dënimi kapital pas përpjekjeve diplomatike të ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë. Në rastin ishin të përfshirë edhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadori në Kinë, Riza Poda.

Familja e Klaudio Kananit, e kontaktuar nga Top Channel, shprehu mirënjohje për veprimet e deritanishme të shtetit shqiptar. Ata kërkojnë një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të nisur procedurat bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, me qëllim transferimin e Kananit që të vazhdojë vuajtjen e dënimit në Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Previous Post

Ekskluzive: Prania Besnike, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja

Next Post

Fotografia ndërkombëtare në Shqipëri: festivali sjell ekspozita dhe aktivitete me artistë nga 50 vende

Next Post
Fotografia ndërkombëtare në Shqipëri: festivali sjell ekspozita dhe aktivitete me artistë nga 50 vende

Fotografia ndërkombëtare në Shqipëri: festivali sjell ekspozita dhe aktivitete me artistë nga 50 vende

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al