Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Edhe mikesha e ngushtë Kryemadhit akuzohet nga SPAK për pastrim parash: Kush është Ema Çoku lidhjet me LSI-në

Editor by Editor
October 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Edhe mikesha e ngushtë Kryemadhit akuzohet nga SPAK për pastrim parash: Kush është Ema Çoku lidhjet me LSI-në
0
SHARES
175
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta është arrestuar, Pirro Xhixho për shkak të moshës është lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi është lënë në masën “detyrim paraqitje”.

Por nuk është e vetmja që është lënë në këtë masë sigurie. Nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “detyrim paraqitje” është caktuar edhe për Ema Çokun.

Kjo e fundit, edhe pse nuk është e njohur për publikun, raportohet se është një mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit.

Edhe mikesha e ngushtë Kryemadhit akuzohet nga SPAK për pastrim

Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku

Në emër të saj ka kompaninë “B.S.K.”, me objekt: Realizim i projekteve interior, eksterior design. Import dhe eksport te artikujve te veshmbathjes si dhe tekstileve te ndryshme. Qepje perdesh, mobilim ambientesh ne shtepi dhe ne institucione. Mirembajtje dhe pastrim te perdeve dhe aksesoreve te ndryshem te perdorimit te perditshem.

Edhe mikesha e ngushtë Kryemadhit akuzohet nga SPAK për pastrim

Herën e fundit që i përmendet emri është në listat e asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej 969,500 lekëve, ose ndryshe afro 10 milionë lekë të vjetra. Por ende nuk dihet se si lidhet Çoku me akuzat e ngritur ndaj Ilir Metës, i cili tashmë është në pranga.

Deri tani është zbuluar se ajo akuzohet për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Kjo vepër penale dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Por kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Previous Post

Kishin vjedhur 29 shtëpi, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë

Next Post

Meta kalon natën në qeli, ja kur do të dalë para GJKKO-së

Next Post
Meta kalon natën në qeli, ja kur do të dalë para GJKKO-së

Meta kalon natën në qeli, ja kur do të dalë para GJKKO-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al