Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

E vrau shokun në zyrë, si fshehu 34-vjeçarin; gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit

timoni.al by timoni.al
June 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
E vrau shokun në zyrë, si fshehu 34-vjeçarin; gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit
0
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa për të shkuar në një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për t’u takuar me shokun e tij, Armand Shakaj. Brenda zyrës ku hyri, ai nuk doli më; policia gjeti gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit.

Kati i dytë i pallatit ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë të pajisura me kamera; ato kanë regjistruar 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Materiali hetimor tregon se Armand Shakaj ka ndërhyrë për të fshehur gjurmët, duke shkëputur kamerat në korridore. Pas shkëputjes së kamerave të brendshme, ai urdhëroi kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të shkëpuste energjinë elektrike, me qëllim që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së tij “Porsh” e parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor. Gjykata e Tiranës e la atë në burg deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës, Zyferiu deklaroi se nuk ka dijeni për fatin e 34-vjeçarit dhe se kishte zbatuar vetëm urdhrat e pronarit; ai tha se do të transportonte një frigorifer.

Pas disa ditësh hetimesh intensive, Policia e Tiranës gjeti mjetin e autorit të dyshuar; në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike që janë dërguar për inspektim. Një tjetër provë me rëndësi për hetimin është dhe motori i viktimës; sipas hetimeve, autori i dyshuar e ka çuar fillimisht motorin tek tregu elektrik, më pas në zonën e 5 Majit, ku policia e sekuestroi.

Provat e mbledhura në zyrë, në makinën e dyshuar dhe në motor janë dërguar në laboratorin shkencor, i cili pritet të nxjerrë një përgjigje zyrtare. Informacionet në lidhje me ngjarjen janë raportuar nga Top Channel.

Previous Post

Barcelona vendos për Marcus Rashford: sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United

Next Post

Pagat rriten, puna ngadalësohet, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Next Post
Pagat rriten, puna ngadalësohet, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Pagat rriten, puna ngadalësohet, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al