Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E themeluar nga Samir Mane/ Kompania që betonizoi Liqenin merr leje për 34 katësh tek ish Shkolla e Partisë

Editor by Editor
June 25, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
E themeluar nga Samir Mane/ Kompania që betonizoi Liqenin merr leje për 34 katësh tek ish Shkolla e Partisë
0
SHARES
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një kullë me 34 kate në formë U-je tek ish Shkolla e Partisë. Kulla me funksion shërbimesh dhe banimi do të ketë një sipërfaqe prej 68 mijë metrash katrorë ndërtim. Ajo do të ndërtohet nga kompania Urbalb.

E themeluar në vitin 2020 nga Samir Mane, në maj të vitit të kaluar shoqëria Urbalb u shit për 24 milionë lekë tek kompania Lion Construction. Kjo e fundit zotërohet nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

E krijuar në fund të vitit 2016 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekë ose 1 mijë dollarë, Lion Construction arriti të shtjerë në dorë leje ndërtimi brenda parkut të Liqenit, tek ish Lion Park, dhe më pas të ndërtojë aty një kullë me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim.

Sipas bilancit të kompanisë, ndërtimi i kullës tek Lion Park, u financua përmes një huaje me vlerë 3.5 milionë euro nga Tirana Bank, një tjetër në masën 2 milionë euro nga OTP, kapitalet e veta të pronarëve si dhe arkëtimet në avancë nga shitjet e apartamenteve.

Me vendimin e fundit të KKT, tashmë Lion Construction shtie në dorë dhe një tjetër kullë në një zonë të lakmuar të kryeqytetit, këtë herë 34 kate dhe me dyfishin e sipërfaqes së ndërtimit.

Sipas dokumentit të Rregullores së Veccantë, kompania ka arritur marrëveshje zhvillimi me pronarët e truallit, që e kanë përfituar tokën në këtë zonë përmes procedurës së legalizimit. Në vendin ku do të ndërtohet kulla, gjenden aktualisht disa objekte të ndërtuara pa leje, të cilat më vonë janë legalizuar duke u dhënë ndërtuesve të tyre edhe pronësinë e tokës.

Megjithatë pronësia e tokës tek ish Shkolla e Partisë është objekt i një konflikti të gjatë gjyqësor, ku është përfshirë edhe familja e ministres së Financave./ Oligarkia/

Previous Post

Armando Sadiku transferohet në skuadrën ku askujt nuk do t’i shkonte mendja

Next Post

E goditën me çekiç, plagoset 41-vjeçari në Krujë

Next Post
E goditën me çekiç, plagoset 41-vjeçari në Krujë

E goditën me çekiç, plagoset 41-vjeçari në Krujë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al