Një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën pas një krize të rëndë respiratore gjatë së mërkurës në provincën e Chietit, Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, ndërsa sipas rindërtimit paraprak i riu, që sapo kishte nisur klasën e parë, po hante në shtëpi kur një kafshatë dyshohet se i ka shkuar në rrugët e frymëmarrjes.
Prindërit tentuan menjëherë t’i lírojnë rrugët e frymëmarrjes dhe njoftuan shërbimet e emergjencës. Për shkak të gjendjes së rënduar, ata e morën vetë me makinë dhe e dërguan në pikën e ndihmës së parë në Casoli. Në qendrën shëndetësore gjendja e tij ishte tepër serioze; mjekët nisën përpjekjet për reanimim menjëherë sapo mbërriti.
Për të mundësuar transferimin drejt spitalit u aktivizua edhe një helikopter i zjarrfikësve, por përpjekjet mjekësore rezultuan të pasuksesshme. Fëmija ndërroi jetë para se të realizohej transportimi në spital.
Policia italiane ka nisur verifikimet për të sqaruar me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes. Për momentin, hipoteza kryesore që po merren në konsideratë është mbytja si pasojë e një kafshate ushqimi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të konfirmuar ose përjashtuar këtë pistë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas; hetimet policore synojnë mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe për të përcaktuar elementët që çuan në krizën respiratore dhe vdekjen e fëmijës. Për momentin nuk raportohet për akuza të ngritura, ndërsa procedurat hetimore dhe mjeko-ligjore pritet të sjellin më shumë sqarime rreth shkaqeve të sakta.
Lajmi u dha nga mediat vendase, të cilat raportojnë se hetimet dhe verifikimet janë në vijim ndërsa autoritetet shëndetësore dhe policia përpiqen të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Top Channel.

