Një 18-vjeçare ukrainase ka qenë në mesin e qindra mijëra personave që largohen nga vendi i tyre për të shmangur luftën.
Por kur hipi në anije raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bord. Anijen e kishte vënë në dispozicion Gjermania për evakuimet nga lufta.
Anija raportohet se përveç klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë. Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.