Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare dhe do të rinisë karrierën në Itali, duke nënshkruar me klubin e Ravenna-s në Serie C. Njoftimi zyrtar për transferimin pritet të bëhet më 23 qershor në Miami, ku do të prezantohen edhe fanellat e reja të klubit. Sipas deklaratës që përcillet nga burimet e klubit, braziliani shpreh entuziazëm për rikthimin: “Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje” dhe shton se mezi pret të kthehet “të vallëzoj sërish me topin për të shkruar një faqe të re në historinë së bashku me Ignazio dhe të gjithë fammiljen Ciprian. Futbolli ka qenë gjithnjë një burim gëzimi për mua, dua të përçoj të njëjtin shpirt te Ravenna”.
Ravenna vjen në sezonin e ardhshëm me ambicie të mëdha, pas përpjekjes së vitit të kaluar për të ngjitur në Serie B. Shtimi i Ronaldinhos në skuadër prezantohet si një hap i rëndësishëm për projektin e klubit, i cili synon të shfrytëzojë përvojën dhe karizmën e legjendës së futbollit edhe pse ai është 46 vjeç. Klubi njofton se Ronaldinho do të marrë pjesë në grumbullimin përgatitor dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik që në fazën përgatitore të kampionatit, duke u bërë pjesë aktive e skuadrës nga fillimi i sezonit.
Prezantimi zyrtar në Miami synon të shoqërojë hyrjen e Ronaldinhos me një fushatë vizuale që përfshin fanellat e reja të Ravenna-s, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të re për klubin romanjol. Sipas komunikimit, prania e një emri ndërkombëtar dhe me histori si Ronaldinho konsiderohet si një element që do të ndikojë në imazhin e klubit dhe në pritshmëritë për sezonin e ri.
Lajmi vjen ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te Shtetet e Bashkuara për shkak të Botërorit të futbollit, ndërsa Ravenna planifikon të zyrtarizojë marrëveshjen dhe të prezantojë elementet e reja të projektit të klubit në datën e paralajmëruar.

