Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E dhimbshme/ Atentati brenda lokalit në Shkodër, babai identifikon 19 vjeçarin e vrarë dhe telefonon nënën e tij

Editor by Editor
September 18, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
E dhimbshme/ Atentati brenda lokalit në Shkodër, babai identifikon 19 vjeçarin e vrarë dhe telefonon nënën e tij
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjon Xhenjo raportohet se është i riu që ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës. Ai është identifikuar nga një nga familjarët e tij, i cili është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë, në gjendje të rëndë emocionale.

Autorët janë të paidentifikuar dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy dhe janë afruar pranë lokalit ku ndodhi ngjarja me motor. Atentati vjen vetëm pak minuta pasi ka përfunduar ndeshja Vllaznia-Kastrioti në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Vrasja ka ndodhur në ambientet e lokalit që shikoni në foton e mësipërme, shkruan newsbomb.al. Trupi i viktimës është ende aty, ndërsa e gjithë zona është rrethuar me shirit skenë krimi. Lagja e Kirasit është ndër më të populluarat në Shkodrës.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit në ambientet e lokalit, apo për një hakmarrje. Hetuesit janë duke marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje, për të zbuluar më tepër detaje rreth saj.

Shkoder: Lokali ku ndodhi vrasja – policët mbajën babain e viktimës

Në pjesën e rrugës ku kanë qëndruar autorët e armatosur, janë gjetur të paktën 10 gëshoja, çka tregon se 19 vjerçari është qëlluar me breshëri. Në bulevardin “Bujar Bishanaku” ka mbërritur dhe vetë kryepolici i Shkodrës, Hamdi Fjora.

Babai i të riut ka shkuar në ambientet e lokalit dhe i dërrmuar u ka konfirmuar policëve se viktima ishte djali i tij. Ai është shoqëruar me pas jashtë lokalit nga Policia dhe ka nxjerr telefonin, për të njoftuar bashkëshorten se djali i tyre kishte humbur jetën.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët”, njofton Policia e Shkodrës, ndërkohë që në kërkime është tashmë dhe FNSH-ja.

Makina e morgut largon trupin e te riut, Shkoder

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Previous Post

Analisti “zbulon” arsyen TRONDITËSE të takimit Kurti-Rama: Kosova është në prag të SULMIT nga SERBIA, NATO ka dhënë informacion…

Next Post

Reali fiton derbin e Madridit ndaj Atleticos dhe vazhdon me rekord

Next Post
Reali fiton derbin e Madridit ndaj Atleticos dhe vazhdon me rekord

Reali fiton derbin e Madridit ndaj Atleticos dhe vazhdon me rekord

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al