Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër/ Kush është i plagosuri Erogen Vaso, vëllai i të akuzuarit nga GJKKO për vrasje dhe grup kriminal

Editor by Editor
September 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër/ Kush është i plagosuri Erogen Vaso, vëllai i të akuzuarit nga GJKKO për vrasje dhe grup kriminal
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR- Armando Pali ka mbetur i vdekur ditën e sotme nga atentati që tronditi pak më herët Shkodrën. Dyshohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë viktima, por një nga të plagosurit, Erogen Vaso. Ky i fundit është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër.

Previous Post

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i nënshtrohet masës “detyrim paraqitje”

Next Post

U ekzekutua me armë zjarri: Njihuni me Armando Palin, këshilltarin bashkiak të Shkodrës.

Next Post
U ekzekutua me armë zjarri: Njihuni me Armando Palin, këshilltarin bashkiak të Shkodrës.

U ekzekutua me armë zjarri: Njihuni me Armando Palin, këshilltarin bashkiak të Shkodrës.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al