Sunday, August 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dyshohet i vdekur në minierën e Bulqizës; vijojnë kërkimet për minatorin 40-vjeçar

timoni.al by timoni.al
August 2, 2026
in AKTUALITET
0
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Koloveri, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi mbeti i bllokuar në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë. Ekipet e shpëtimit, së bashku me specialistët e minierës dhe strukturat përgjegjëse, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë operacionin edhe në mëngjesin e sotëm për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e minatorit. Sipas të dhënave paraprake, Koloveri u kap pas një shembjeje masive të materialit minerar brenda galerisë.

Kushtet e vështira nëntokësore, rreziku i shembjeve të tjera dhe sasia e madhe e materialit të rrëzuar kanë vështirësuar ndërhyrjen, ndaj ekipet po avancojnë me kujdes për të garantuar sigurinë e tyre gjatë operacionit. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e kërkimeve dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik sapo të ketë zhvillime të reja.

Ngjarja rikthen në kujtesë një aksident të ngjashëm të vitit 2021, kur minatori Muhartem Plaku mbeti i bllokuar për pesë ditë në një nga galeritë e Zonës së Parë pas shembjes së një sasie të madhe materialit. Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë kërkim-shpëtimi, ekipet arritën të nxirrnin trupin e pajetë vetëm pas pesë ditësh, për shkak të vështirësive të krijuara nga shembja dhe bllokimi i galerisë.

Aksidentet në minierat e Bulqizës vijojnë të ngjallin shqetësim për kushtet e punës dhe sigurinë e minatorëve. Ngjarje të tilla tragjike rikthejnë në vëmendje nevojën për masa më të forta parandaluese dhe kontrolle të vazhdueshme në galeritë e shfrytëzimit minerar.

Previous Post

Analiza nga BBC: Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, nxitur nga mediat sociale

Next Post

Plagoset 20-vjeçari italian pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë; 8 të mitur procedohen

Next Post
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit

Plagoset 20-vjeçari italian pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë; 8 të mitur procedohen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al