Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se ishin të përfshirë në transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. Arrestimet u kryen në zonën e “Mbikalimit të Kasharit” dhe përfshijnë shtetasit A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, të dy banues në Kukës.
Sipas hetimeve, ata kishin marrë nga 2,700 euro nga secili nga pesë emigrantët që po transportonin, me premtimin se do t’i çonin deri në Francë. Policia ka sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë si prova materiale.
Aktualisht, hetimet janë në vazhdim për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar individë të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet e rasteve janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.















