Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dy shqiptarë dhe dy braziliane procedohen për prostitucion pasi kishin marrë një apartament me qira në Vollgë.

timoni.al by timoni.al
January 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dy shqiptarë dhe dy braziliane procedohen për prostitucion pasi kishin marrë një apartament me qira në Vollgë.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetje nga Forca e Posaçme Operacionale, ka përfunduar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i cili synon goditjen e prostitucionit. Ky operacion, i cili u realizua për dy javë me metoda speciale të hetimit, u fokusua në veprat penale të “Prostitucionit” dhe “Përshtatjes së ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetase, Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, nga Brazili. Gjithashtu, u proceduan edhe dy shtetas, E. D. dhe S. A., banues në Durrës, për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale një shumë totale prej 1,080 eurosh, 116,700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3,430 dinarë. Po ashtu, u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, tetë aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Hetimet kanë zbuluar se shtetaset e përfshira kishin marrë një apartament me qira në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, në Durrës, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vazhdimin e procedimeve.

Ky operacion është pjesë e një serie më të gjerë për të luftuar fenomenin e prostitucionit në vend.

Previous Post

Një masakër në stadiumin e futbollit në Meksik, rezulton me 11 të vdekur, tre persona të arrestuar.

Next Post

Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. “Je krenar për nënën tënde?”

Next Post
Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. "Je krenar për nënën tënde?"

Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. "Je krenar për nënën tënde?"

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al