Friday, October 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy persona arrestohen nën dyshime për krime lufte në Istog

timoni.al by timoni.al
October 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Dy persona arrestohen nën dyshime për krime lufte në Istog
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi arrestimin e dy personave nën dyshime për krime lufte lidhur me Masakrën e Padalishtës, e cila ndodhi më 26 mars 1999 në komunën e Istogut. Autoritetet thanë se të dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor: Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërsa G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut. Hetimet për këtë masakër po zhvillohen prej kohësh, por nuk u dhanë detaje të tjera për rastin.

Në Masakrën e Padalishtës u vranë 19 anëtarë të familjes Imeraj, me moshë nga dy deri në 76 vjeç. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, pretendoi se tri persona serbë janë arrestuar në Istog mëngjesin e së enjtes. Kur u pyet për këtë pretendim, Prokuroria Speciale iu referua komunikatës së saj në lidhje me numrin e të arrestuarve.

Lista Serbe reagoi duke thënë se arrestimi “ka shqetësuar të gjithë popullin serb” dhe akuzoi autoritetet e Kosovës se po vazhdojnë me arrestime “pa prova bindëse për fajësinë e tyre”. Në reagim ajo po ashtu kërkoi ndërhyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke theksuar se ata duhet të monitorojnë punën e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë dhe të parandalojnë, sipas saj, keqpërdorimin e institucioneve me qëllim të përndjekjes së serbëve mbi baza etnike.

Autoritetet kanë iniciuar së voni një seri rastesh për krime lufte kundër popullatës civile dhe kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe akuza në mungesë. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Hetimet për krimet e luftës në Kosovë kanë kaluar përmes disa misioneve ndërkombëtare: nga viti 2000 deri në vitin 2008 hetimet u zhvilluan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008 përgjegjës për hetimet ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, EULEX dorëzoi dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. (/ REL)

Previous Post

Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, debat bashkiak; Teliti: Tirana zhele, u rrëmbye; Valteri: Trajtim ç’njerëzor

Next Post

Barcelona kërkon përforcime në mbrojtje, 4 emra big në listën e merkatos së janarit

Next Post
Barcelona kërkon përforcime në mbrojtje, 4 emra big në listën e merkatos së janarit

Barcelona kërkon përforcime në mbrojtje, 4 emra big në listën e merkatos së janarit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al