Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Duhet të luante të paktën 30 minuta — Leo Messi në gjyq, argjentinasi nuk iu përmbajt kontratës për miqësoren

timoni.al by timoni.al
April 17, 2026
in AKTUALITET
0
Duhet të luante të paktën 30 minuta — Leo Messi në gjyq, argjentinasi nuk iu përmbajt kontratës për miqësoren
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania organizuese me bazë në Miami, VID Music Group, ka ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër yllit të futbollit Lionel Messi, Federatës Argjentinase të Futbollit dhe një drejtuesi sportiv, duke akuzuar për shkelje kontrate dhe mashtrim. Dokumentet gjyqësore të dorëzuara në gjykatën e Miami-Dade pretendojnë se kompania pësoi humbje të mëdha financiare për shkak të mosrespektimit të kushteve të marrëveshjes nga ana e të paditurve.

Sipas kontratës, VID Music Group kishte të drejta ekskluzive për organizimin e ndeshjeve miqësore të përfaqësueses së Argjentinës në tetor, ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, dhe do të përfitonte të ardhura nga shitja e biletave, transmetimet televizive dhe sponsorët. Marrëveshja përfshinte edhe një klauzolë që parashikonte pjesëmarrjen aktive të Messit: ai duhej të luante të paktën 30 minuta në çdo takim, përveç rastit kur ishte i dëmtuar, pasi prania e tij ishte vlerësuar si elementi kryesor ekonomik i eventeve.

Padia përqendrohet kryesisht në ngjarjen e 10 tetorit 2025, kur Messi, megjithëse ishte i pranishëm në stadium, nuk luajti në ndeshjen ndaj Venezuelës dhe e ndoqi takimin nga tribunat. VID Music Group pretendon se mungesa e Messit në fushë ndikoi drejtpërdrejt në interesin e publikut dhe të ardhurat financiare të ngjarjes, duke shkaktuar humbje prej miliona dollarësh. Në padinë e saj, kompania akuzon se Messi dhe palët e tjera vepruan në mënyrë mashtruese për ta bindur të nënshkruante marrëveshjen, por më pas nuk respektuan kushtet e saj.

Në kontrast me mosluajtjen në ndeshjen e Argjentinës, një ditë më vonë Messi luajti për klubin e tij Inter Miami, ku u aktivizua dhe shënoi gola, ndërsa më pas u inkuadrua edhe në ndeshjen ndaj Porto Rikos. Çështja është dërguar në gjykatë dhe pritet të zhvillohet në muajt në vijim. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Messi apo Federata Argjentinase e Futbollit lidhur me akuzat dhe padinë e VID Music Group. Top Channel.

Previous Post

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, caktohet data e shpalljes së vendimit për tre të akuzuarit

Next Post

Gjykata liron katër të arrestuar për zjarrin në pallatin pranë QSUT

Next Post
7 të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Gjykata liron katër të arrestuar për zjarrin në pallatin pranë QSUT

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al