Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u konstatua me dron teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Operacioni i koduar “Droni”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, u drejtua ndaj kultivimit të bimëve narkotike në zona të thella malore, me përdorimin e monitorimit me dronë.
Gjatë operacionit u evidentuan 60 bimë të dyshuara Cannabis sativa. Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies, ndërsa një sasi më e vogël u sekuestrua dhe do të mbahet si provë materiale. I arrestuari identifikohet si shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimët në zonën e pyllëzuar dhe në afërsi të banesës së tij.
Materialet procedurale lidhur me ngjarjen iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacioni u realizua me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore, duke përdorur mjetet e monitorimit ajror për evidentim dhe veprime policore. Top Channel.

