Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Droni rus godet autobusin e civilëve ukrainas pak orë pas takimit të delegacioneve në Turqi, 9 persona humbin jetën, 4 të tjerë plagosen

Editor by Editor
May 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Droni rus godet autobusin e civilëve ukrainas pak orë pas takimit të delegacioneve në Turqi, 9 persona humbin jetën, 4 të tjerë plagosen
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINË- Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë. Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes.

Mjekët, personeli i shërbimeve të urgjencës dhe policia janë tani në vendngjarje. Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022.

Në një postim në Telegram, administrata ushtarakerajonale e Sumy-t tha: “Si pasojë e një droni armik që goditi një autobus udhëtarësh pranë Bilopillya-s, nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën.”

Më tej, u shtua se autobusi po shkonte drejt kryeqytetit rajonal Sumy. Në një mesazh video, kreu rajonal i Sumy-t, Oleh Hryhorov, e përshkroi sulmin rus si “çnjerëzor”. Duke cituar informacione paraprake, ai tha se autobusi u godit nga një dron rus Lancet në orën 06:17 sipas kohës lokale të shtunën (03:17 GMT).

Ushtria ruse nuk ka komentuar për këtë çështje. Bisedimet e së premtes në Stamboll të Turqisë nuk çuan në ndonjë përparim, pasi Ukraina dhe Rusia mbeten shumë larg njëra-tjetrës për mënyrën e përfundimit të luftës.

Megjithatë, u ra dakord që secila palë do t’i kthente palës tjetër 1,000 robër lufte në ditët në vijim. Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Previous Post

Nga pritja e liderëve në tapetin e kuq te fotoja familjare, Rama ndan pamje nga samiti i KPE: Ditë historike e Europës në Shqipëri

Next Post

“‘Ujku, ujku’ bërtet SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë…”, Vezaj: Ku humbi Dumani dhe task-forca e tij!?

Next Post
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

"'Ujku, ujku' bërtet SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë…", Vezaj: Ku humbi Dumani dhe task-forca e tij!?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al