Friday, May 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dronët rusë në Rumani, NATO e OKB reagojnë: Pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme

timoni.al by timoni.al
May 29, 2026
in AKTUALITET
0
Dronët rusë në Rumani, NATO e OKB reagojnë: Pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një dron rus, i përdorur në sulmet ajrore gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun të Galațit, duke shkaktuar dy të plagosur lehtë, evakuimin e disa banorëve dhe frikë lidhur me një goditje ndaj një vendi anëtar të NATO-s. Ndërtesa mori flakë, ndërsa policia dhe ekipet e ndihmës mbërritën me urgjencë në vendngjarje.

Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se droni ishte monitoruar nga radarët teksa lëvizte në hapësirën ajrore të Rumanisë para se të përplasej në çatinë e ndërtesës. Si reagim, ushtria rumune ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 dhe një helikopter, të autorizuar për të ndërhyrë ndaj objektivave të dyshimta. Banorët në zonat e rrezikuara morën mesazhe paralajmëruese. Autoritetet vendase pohojnë se situata aktualisht është nën kontroll.

Galați ndodhet pranë lumit Danub, afër kufirit lindor me Moldavinë dhe Ukrainën; incidenti vjen në një moment kur Rusia ka intensifikuar përdorimin e raketave balistike me rreze të gjatë dhe dronëve për sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe qyteteve ukrainase.

Ngjarja nxiti reagime ndërkombëtare: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit se intensifikimi i sulmeve mund të sjellë pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme, duke kërkuar më shumë diplomaci, ulje të menjëhershme të tensioneve dhe një armëpushim të plotë e pa kushte. Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, e përshkroi incidentin si “shkelje të qartë dhe serioze” të sovranitetit të Rumanisë dhe të hapësirës ajrore europiane, duke shprehur solidaritetin e Bashkimit Europian me Rumaninë në bisedën me ministren e Jashtme rumune, Oana Toiu.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri në dukje se Rusia kishte kaluar një tjetër vijë të kuqe dhe njoftoi se po përgatitet paketa e 21-të e sanksioneve, si dhe forcuar masat parandaluese të sigurisë në kufirin lindor. NATO e dënoi incidentin si “papërgjegjshmëri të Moskës”; zëdhënësja Allison Hart njoftoi se aleanca do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen, përfshirë kundër dronëve, dhe se sekretari i përgjithshëm Mark Rutte është në kontakt me autoritetet rumune. Rumania ka thirrur për sqarime ambasadorin rus, ndërsa presidenti Nicușor Dan kërkoi mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes.

Previous Post

Negociatat për fundin e luftës në Lindjen e Mesme; mediat iraniane: S’ka marrëveshje me SHBA-në, as memorandum mirëkuptimi

Next Post

Pas dështimit në sezonin e parë me Milanin, Ardon Jashari shihet si zëvendësues te rivalët zikaltër

Next Post
Pas dështimit në sezonin e parë me Milanin, Ardon Jashari shihet si zëvendësues te rivalët zikaltër

Pas dështimit në sezonin e parë me Milanin, Ardon Jashari shihet si zëvendësues te rivalët zikaltër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al