Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Droga në mishin e pulave nga Brazili, flasin dy të arrestuarit: S’kemi asnjë lidhje me lëndën e kapur, porositë i bëjmë online

Editor by Editor
June 16, 2022
in KRYESORE
0
Braktisen bananet? Nga qymyri tek mishi i pulës, si po trafikohet kokaina nga Amerika Latine në Durrës
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të arrestuarit që janë vënë në pranga për 45.5 kg kokainë që u sekuestrua nga Porti i Durrësit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike. Administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi thotë ai ka porositur mish pule duke shtuar se të gjitha veprimet bëhen online.

Ai ka theksuar se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner.

“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner.”

Kurse, agjenti doganor Egert Vargu është shprehur se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi ndërsa ka theksuar se nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.

“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.” 

Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kontejneri ku ndodhej lënda narkotike ishte i mbushur me mish pule.  Si rezultat i kontrollit të kryer, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Policia njofton se vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar që fshihen pas ngarkesës me lëndë narkotike. Kjo është sasia e dytë e drogës që sekuestrohet nga Policia e Durrësit në port në harkun kohor të një muaji pasi më 17 maj një tjetër ngarkesë prej 59 kg kokainë u kap në një kontejner me qymyr që vinte nga Ekuadori.

Previous Post

Veteranët e UÇK sërish në protestë, policia blindon Kuvendin

Next Post

45.5 kg kokainë brenda mishit, zbulohet itinerari i anijes, ku qëndroi fillimisht

Next Post
2 arrestime për kokainën në Portin e Durrësit, 1 nga Tirana dhe 1 nga Prishtina

45.5 kg kokainë brenda mishit, zbulohet itinerari i anijes, ku qëndroi fillimisht

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al