Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtori i Policisë së Shtetit porosi bluve: Do të penalizoheni nëse nuk hetoni kriminalitetin në shkolla, përfshirë drogën

timoni.al by timoni.al
May 18, 2026
in AKTUALITET
0
“Për një individ është e pamundur të realizojë gjithçka vetë”/ Skënder Hita do të zëvendësojë Ilir Prodon në drejtimin e Policisë së Shtetit, kush është ai?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dërguar urdhëra të reja ndaj vartësve, me theks të veçantë te shkollat. Policia e Shtetit ka shpërndarë një dokument zyrtar për të gjitha drejtoritë vendore, në të cilin pranon se pranë dhe brenda institucioneve arsimore situata me drogën dhe armët e ftohta është kthyer në një problem serioz sigurie. Dokumenti, i firmosur nga Hita, bën pasqyrimin e ngjarjeve të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025 brenda dhe pranë shkollave.

Sipas dokumentit, nxënës janë kapur në posedim të lëndëve narkotike, armëve të ftohta dhe sendeve të tjera të ndaluara, dhe ka pasur raste me pasoja. Raportohet gjithashtu se strukturat policore nuk kanë siguruar në kohë informacionin lidhur me shpërndarjen e drogës pranë institucionëve arsimore dhe nuk kanë zhvilluar kontrolle efektive. Në dokument vihet në dukje mungesa e bashkëpunimit mes policisë dhe drejtuesve të shkollave, si dhe me oficerët e sigurisë që punojnë pranë institucioneve arsimore.

Si pasojë e këtyre vlerësimeve, drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit ka urdhëruar masa emergjente të zbatueshme në të gjithë vendin. Në kuadër të këtyre masave parashikohet angazhimi i agjentëve të policisë kriminale pranë shkollave, organizimi i kontrolleve të befasishme nga njësitë antidrogë dhe forcave operacionale, si dhe kapja në flagrancë e personave që shpërndajnë drogë pranë institucioneve arsimore.

Dokumenti kërkon po ashtu intensifikimin e metodave speciale hetimore dhe përfshirjen e strukturave të krimit ekonomik me qëllim ndalimin e shitjes së produkteve të ndaluara për të miturit. Urdhërimet synojnë ndërhyrje të koordinuara dhe shtim të pranisë së tyre operative në zonat e afërta me shkollat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të lidhura me drogën, armët e ftohta dhe sende të ndaluara mes të miturve. Top Channel.

Previous Post

Festa e Interit, Thuram dhe parrulla anti-Milan me imazhin e miut; më pas vjen referimi për Ambrosinin

Next Post

Negociatat e paqes ngecin; Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën shpejt

Next Post
Negociatat e paqes ngecin; Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën shpejt

Negociatat e paqes ngecin; Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën shpejt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al