Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejt arrestit, a do të tërhiqet? Berisha: Kurrë! Do marrim fitore të shkëlqyer

Editor by Editor
December 22, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Kuvendi i hoqi imunitetin, ja rruga që do të ndiqet për arrestimin e Sali Berishës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

“Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e kushtetutës. Së dyti, marrim momentin në vazhdim.

Për shkak të refuzimit tim në mbrojtje të kushtetutës dhe pushtetit të parlamentit që është sulmuar në mënyrë të qartë unë nuk zbatova vendimin por ndoqa rrugën e ankimimit me avoketrit. Jo vetëm që këta nuk tërhiqen por në mënyrë unike në historinë e njerëzimit I drejtohen kuvendit me kërkesën për të rënduar masën sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ua garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa” tha ai.

Gazetarët e pyetën nëse do të tërhiqet për të hapur rrugën për një figurë të re për zgjedhjet e 2025, por Berisha ishte i prerë. “Asnjë skenar, cfarëdo lloj skenari që mund të marrë Rama nuk më devijon mua qoftë edhe një milimetër nga vendosmëria për ta kryer atë nga pushteti, për të firmosur fundin e pushtetit të tij kriminal. Ai po vjedh dhe punët i ka të vështira. Jo të tërhiqem! Por, përkundrazi, do të përkushtohem për një fitore të shkëlqyer të opozitës” tha ai.

Previous Post

Përdorte rreth 25 identitete, kush ishte shënjestra e atentatit të Sukthit

Next Post

E rëndë në Tiranë, bie nga kati i nëntë i ndërtesës, humb jetën punëtori tek kompleksi Samir Manes

Next Post
E rëndë në Tiranë, bie nga kati i nëntë i ndërtesës, humb jetën punëtori tek kompleksi Samir Manes

E rëndë në Tiranë, bie nga kati i nëntë i ndërtesës, humb jetën punëtori tek kompleksi Samir Manes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al