Nicolás Schiappacasse, futbollisti 23-vjeçar uruguajan, që luajti për Atlético Madrid midis viteve 2016 dhe 2020, që aktualisht i përket Sassuolos, u arrestua nga policia në fund të janarit në Uruguajit për mbajtjen e një arme kur po rrugëtonte.
Nicolás Schiappacasse mbetet i privuar nga liria dhe i vetmi person me të cilin ka qenë në kontakt është avokatja e tij, Karen Pintos: “Ai kaloi një javë në paraburgim dhe aty mund ta takojnë vetëm avokatët. Nuk mund të marrë vizita nga të afërmit apo miqtë. Më pas e transferuan në burgun e Floridës dhe aty po kryen dënimin 90-ditor (deri më 26 prill).
Ai ka rezultuar pozitiv me COVID. Nicolás është shumë i dëshpëruar, është shumë keq. Ka kaluar në depression. Kur të dalë nga izolimi prej COVID-19 dhe mund ta takojmë atë, do të kërkojmë ndihmë mjekësore për këtë çështje”.
Pas vuajtjes së 90 ditëve në paraburgim, Nicolás Schiappacasse do të duhet të përballet me gjyqin ose të arrijë një marrëveshje me prokurorinë, siç shpjegoi Karen Pintos: “Nuk mund të themi se cilën rrugë do të ndjekim; gjyqin apo marrëveshjen”.