Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Dosja “Partizani”: Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

timoni.al by timoni.al
July 28, 2026
in LAJME
0
Dosja "Partizani": Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e masës së sekuestros mbi 25 pasuri që ishin vendosur nën kontroll nga drejtësia. Me këtë vendim, shkalla e dytë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, ndërsa edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur më parë për çështjen duke mos ndryshuar masën e sekuestrimit. Pasuritë u sekuestruan në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për dosjen e quajtur “Partizani”, ku Malltezi dhe ish-kryeministri Sali Berisha figurojnë si të pandehur.

Sipas të dhënave publike, pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë rreth 5.4 milionë euro. Ndërkohë, raportimet tregojnë se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë të deklaruara rreth 35 pasuri në Shqipëri, me vlerë që arrin në dhjetëra miliona euro. Hetimet e SPAK kanë evidentuar gjithashtu pasuri jashtë vendit dhe prokuroria ka verifikuar pagesa bankare lidhur me blerjet e pronave në disa qytete evropiane.

Në dokumentet e hetimit janë përmendur apartamente në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest. Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm transfertat bankare të dokumentuara për këto prona arrijnë në rreth 450 mijë euro për një apartament në Mynih, rreth 395 mijë euro për një apartament në Bruksel, rreth 360 mijë euro për një apartament në Roterdam dhe rreth 155 mijë euro për një apartament në Budapest. Këto shifra janë bazuar në pagesat e evidentuara nga SPAK gjatë hetimit.

Vijimi i hetimeve pritet të përcaktojë nëse ekzistojnë pasuri të tjera të padeklaruara. Dosja “Partizani” lidhet me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa çështja vijon të jetë në proces gjyqësor. Top Channel.

Previous Post

Tërmet i fuqishëm në Japoni: të paktën 50 të plagosur, mijëra pa energji, disa bllokuar në qendrën tregtare

Next Post

Në kërkim ndërkombëtar të Interpolit, kapet në Lushnje 48-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Next Post
Në kërkim ndërkombëtar të Interpolit, kapet në Lushnje 48-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Në kërkim ndërkombëtar të Interpolit, kapet në Lushnje 48-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al