Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq! Manovra i heq 4 vite burg Bllakos

Editor by Editor
March 24, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Dosja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq! Manovra i heq 4 vite burg Bllakos
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim në themel dosjen për inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Alqi Bllako dhe shtatë zyrtarë të tjerë janë çuar në gjyq. Për dy persona u pushuan hetimet, njëri ka vdekur, Enver Sheshi dhe tjetri që është Robert Shabani e ka kryer një herë dënimin për evazion. Avokati Gurali Brahimllari hodhi akuza të forta për SPAK-un duke deklaruar se ka ndryshuar rrjedhën e hetimit. “Është devijuar hetimi” tha ai për mediat.

Gjykata e Posaçme saktësoi akuzat e ngritura ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako nga korrupsion i zyrtarit të lartë në korrupsion të funksionarit publik. Rikualifikimi i kësaj vepre penale zbut marzhin e dënimit ndaj Bllakos nga 12 vite në 8 vite që rrezikon.

Por ndërkohë që për çështjen e inceneratorit të Fierit, Bllako akuzohet tashmë për veprën penale “korrupsion i funksionarëve publikë”, në çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku gjithashtu është i pandehur, akuza mbetet “korrupsion i zyrtarëve të lartë”.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj kërkoi që çështja ndaj klientit të tij të pushohet. “Akuza për korrupsion nuk ekziston te i mbrojturi prej meje. Vepra penale ishte jo korrekte për Bllakon. Sekretarët nuk mund të quhen funksionarë të lartë publikë. Veprimet korruptive të Bllakos nuk kanë ndodhur. Çështja penale ndaj tij duhet të pushohej” tha ai.

Po ashtu, edhe ndaj ish-zv Presidentit të FSHF, Arben Dervishaj, gjykata rikualifikoi akuzën nga shpërdorim detyre në korrupsion pasiv në sektorin privat dhe falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Previous Post

Gjykata zbut dënimin e Bllakos dhe Dervishajt për inceneratorët

Next Post

Rama shkarkon kryebashkiakun Lefter Alla që u arrestua nga SPAK-u

Next Post
“Më nisi një foto dhe duket se është…”/ Gazetari i “Wiwiblogs” zbulon si është Ronela pas “Eurovision”-it

Rama shkarkon kryebashkiakun Lefter Alla që u arrestua nga SPAK-u

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al