Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dosja e autorit të masakrës në Maliq: Hetimi ndaj Violand Braçellarit nisi nga qeset e gjetura në 2015

timoni.al by timoni.al
June 4, 2026
in KRYESORE
0
Vrasja në Maliq: Autori i krimit i dënuar me 10 vjet burg në mungesë
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim; policia e lokalizoi dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij. Sipas raportimeve, Bracellari, ish-ushtarak, nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe ka përgjigjur me të shtëna ndaj thirrjeve për dorëzim. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli, ndërsa është plagosur efektivi Edison Adri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nisur me helikopter drejt Traumës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, siguroi dosjen hetimore të Bracellarit. Sipas dokumenteve, autori u procedua dhe më pas u shpall fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar. Çështja lidhej me një hetim të nisur në shtator 2015, pas informacioneve për aktivitete të dyshuara rreth kultivimit dhe përpunimit të cannabis sativa në zonën e Lozhanit.

Më 29 shtator 2015 policia konstatoi disa persona dhe mjete në rrethana të dyshimta. Gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodhej dhe Bracellari u sekuestruan qese plastike të mëdha dhe doreza plastike, të cilat hetuesit i konsideruan si sende të mundshme për përpunim dhe paketim. Pas këtyre veprimeve, policia kreu kontrolle në disa banesa. Në një banesë, të cilën gjykata e identifikoi si të përdorur nga Bracellari dhe familjarët e tij, u gjetën 10.8 gram mbetje të thara cannabis sativa dhe një kalorifer elektrik. Hetuesit dhe gjykata arritën në përfundimin se ambienti ishte përdorur për tharjen e një sasie më të madhe lënde, e cila ishte larguar para ndërhyrjes së policisë.

Një rol qendror luajtën të dhënat nga një telefon BlackBerry i sekuestruar. Ekspertimi tregoi komunikime me persona të regjistruar si “Sandri” dhe “Toni”, ku përmendeshin kontrolli i bimëve, përdorimi i bombolave të gazit për tharje, sigurimi i thasëve për transport, peshimi dhe koordinimi i veprimeve. Në telefon u gjetën edhe foto që, sipas gjykatës, dokumentonin faza të ndryshme të kultivimit dhe përpunimit.

Mbrojtja kundërshtoi ligjshmërinë e kontrolleve dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të Bracellarit me lëndën, por gjykata rrëzoi pretendimet, vlerësoi se provat ishin të ligjshme dhe të besueshme dhe se ishte provuar pjesëmarrja e tij në një veprimtari të organizuar për prodhim dhe shitje. Për këtë u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burgim, duke u marrë në konsideratë natyra e veprës, rrezikshmëria shoqërore, provat e administruara dhe dënimet e mëparshme për vepra lidhur me narkotikët.

Previous Post

Aksident i rëndë në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit: Benz në kanal, babai dhe djali i mitur

Next Post

Gjykata Kushtetuese nuk pranon për shqyrtim kërkesën për anulimin e udhëzimit që ndalon qarkullimin e patinave elektrike

Next Post
Gjykata Kushtetuese nuk pranon për shqyrtim kërkesën për anulimin e udhëzimit që ndalon qarkullimin e patinave elektrike

Gjykata Kushtetuese nuk pranon për shqyrtim kërkesën për anulimin e udhëzimit që ndalon qarkullimin e patinave elektrike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al