Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja Bankers/ Gjykata lë në burg CEO-n kinez dhe ish-administratorin, zbutet masa për disa të tjerë

Editor by Editor
August 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U nis me jaht nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni turk Halit Yukay/ Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i zhytur
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit la ne fuqi masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual kinez Hongping Xiao.

Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtëpie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç.

Ndërkohë për 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Seanca ndaj të akuzuarve për dosjen “Bankers” u zhvillua ditën e djeshme (5 Gusht), por vendimi u shty për ditën e sotme.

Sipas vendimit të APELIT :

Vijon masa arrest me burg për:

Leonidha Çobo 
Hongping Xiao 

Masa arrest në shtëpi:

Lianyi Wang 
Ardit Kero   
Flavia Capo 

Doina Goga, hiqet masa ‘arrestit në shtëpi’, caktohet ‘detyrim paraqitje’

Lihet në fuqi masa “detyrim paraqitje”, i hiqet masa “ndalim largimi jashtë vendi”:

Majlinda Thana 
Matilda Ibraliu   
Erton Ademaj

Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar  14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”, thote prokuroria.

Previous Post

DASH propozon një rregullore të re: Aplikantët për vizë do të duhet të ofrojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA.

Next Post

Ekskluzive: Lobisti që e prezantoi Berishën si pensionist, korrigjon dokumentet në DASH: Ai është aktiv në politikë, por duhet të hiqet ‘non grata’ sepse nuk ka post në Qeveri!

Next Post
Ekskluzive: Lobisti që e prezantoi Berishën si pensionist, korrigjon dokumentet në DASH: Ai është aktiv në politikë, por duhet të hiqet ‘non grata’ sepse nuk ka post në Qeveri!

Ekskluzive: Lobisti që e prezantoi Berishën si pensionist, korrigjon dokumentet në DASH: Ai është aktiv në politikë, por duhet të hiqet ‘non grata’ sepse nuk ka post në Qeveri!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al