Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja 5D/ SPAK i shton një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, akuzohen dhe për pastrim parash

Editor by Editor
September 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dosja 5D/ SPAK i shton një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, akuzohen dhe për pastrim parash
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka shtuar një tjetër akuzë dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Bëhet me dije se prokurori i çështjes, Klodian Braho, u shtoi dy ish-drejtorëve akuzën “pastrim parash”.

Komunikimi i akuzës së shtuar iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë, e cila u zhvillua në orën 10.00. Ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Previous Post

Arrestohet greku në Korçë për kontrabandë cigare

Next Post

“Do jetë shteti më i vogël në botë”/ Mediat e huaja: Ende nuk dihet se sa do e njohin shtetin Bektashi në Tiranë

Next Post
“Do jetë shteti më i vogël në botë”/ Mediat e huaja: Ende nuk dihet se sa do e njohin shtetin Bektashi në Tiranë

“Do jetë shteti më i vogël në botë”/ Mediat e huaja: Ende nuk dihet se sa do e njohin shtetin Bektashi në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al