Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dorëzoni telefonat, do të hulumtojmë — Operacion blic i FBI në Shtëpinë e Bardhë, nis hetim për rrjedhje informacioni

timoni.al by timoni.al
July 15, 2026
in KRYESORE
0
Dorëzoni telefonat, do të hulumtojmë — Operacion blic i FBI në Shtëpinë e Bardhë, nis hetim për rrjedhje informacioni
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia e Bardhë zhvilloi një hetim intensiv për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit mbi mangësitë e sigurisë të një avioni të dhuruar nga Katari, i destinuar për përdorim si Air Force One. Sipas burimeve të CNN, hetuesit kërkuan që disa zyrtarë federalë t’u dorëzonin telefonat celularë për verifikime forenzike dhe morën në pyetje zyrtarë që kishin marrë pjesë në udhëtimet presidenciale ose në organizimin e tyre; disa zyrtarë refuzuan të dorëzonin pajisjet. Një agjenci federale dha udhëzime punonjësve që, nëse kontaktoheshin nga agjenci të tjera për informacion ose pajisje, të njoftonin menjëherë zyrën ligjore të institucionit.

Hetimin e drejtoi shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, së bashku me drejtorin e FBI-së, Kash Patel, të cilët, sipas burimeve, koordinuan personalisht operacionin nga Krahun Perëndimor. Patel qëndroi rreth shtatë orë në një zyrë pranë Wiles, ku u ngrit një “dhomë lufte” për menaxhimin e hetimit. Veprimi u ndërmorr pasi Presidenti Donald Trump u zemërua pas publikimit të informacioneve mbi shqetësimet e sigurisë të avionit të ri dhe administrata kërkoi të gjejë personat përgjegjës për rrjedhjen.

Hetimi u bë më i dukshëm pasi Departamenti i Drejtësisë lëshoi fletëthirrje për katër gazetarë të The New York Times që kishin raportuar mbi shqetësimet e sigurisë. Ky veprim u kritikua nga organizatat për lirinë e shtypit dhe nga vet gazeta, e cila njoftoi se do t’i kundërshtojë fletëthirrjet në gjykatë.

Në qendër të debatit është Boeing 747 me vlerë rreth 400 milion dollarë, i dhuruar nga Katari. Presidenti kishte planifikuar ta përdorte në një udhëtim ndërkombëtar, por më pas u rikthye në avionin presidencial më të vjetër. Sipas CNN, vlerësimet e sigurisë ndryshuan gjatë udhëtimit dhe u konstatua se avioni i ri, megjithëse kishte disa sisteme mbrojtëse, nuk ofronte ende të njëjtin nivel sigurie si Air Force One ekzistues. Burime nga ushtria dhe Shërbimi Sekret thanë se avioni ishte futur në përdorim me nxitim, ndërsa avionët e rinj presidencialë të porositur më herët pritet të hyjnë në shërbim jo më parë se viti 2028 për shkak të instalimit të sistemeve të avancuara të komunikimit dhe mbrojtjes.

Previous Post

Abdixhiku hap shqyrtimin e kërkesës së anëtarëve për shkarkimin e tij: Thirrje për Kuvend, pezullim negociatash me Vetëvendosjen

Next Post

FIFA iu përgjigjet ankesave të Didier Deschamps: Arbitrat tanë janë të klasit botëror

Next Post
FIFA iu përgjigjet ankesave të Didier Deschamps: Arbitrat tanë janë të klasit botëror

FIFA iu përgjigjet ankesave të Didier Deschamps: Arbitrat tanë janë të klasit botëror

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al