Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dorëheqja e Bashës bëhet lajm dhe në mediat amerikane, “The Washington Post” i kushton një artikull

Editor by Editor
March 21, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Dorëheqja e Bashës bëhet lajm dhe në mediat amerikane, “The Washington Post” i kushton një artikull
0
SHARES
105
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Lulzim Bashës ditën e sotme për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm lajm kryesor në Shqipëri.

Bëhet me dije se ky vendim nga lideri i opozitës është komentuar edhe nga mediat përtej oqeanit.
Prestigjozja ‘The Washington Post’ i ka kushtuar sot një artikull dorëheqjes së Bashës, ku shpjegon të gjitha shkaqet që çuan deri në një vendim të tillë liderin e partisë më të madhe opozitare.

Shkrimi i plotë i ‘The Washington Post’:

Lideri i partisë kryesore opozitare të Shqipërisë dha dorëheqjen të hënën nga posti pas përçarjeve të brendshme.

Lulzim Basha tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike “për të ndihmuar në ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkarkimi i ish-liderit të partisë Sali Berisha nga grupi parlamentar nga Basha në shtator shkaktoi një grindje brenda partisë mes tyre. Berisha krijoi një grup që kërkon të largojë Bashën nga posti, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Basha e ndoqi Berishën në këtë post kur ky i fundit dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Më parë këtë muaj, demokratët e ndarë humbën me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki. Ishte humbja e fundit e Bashës në nëntë vitet që ai ka udhëhequr demokratët.

Lëvizja e Bashës kundër Berishës pasoi një ndërhyrje në maj të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i cili caktoi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si persona non grata për “akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013.

Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse ajo do të drejtohej nga Berisha.

Previous Post

Fermerët “biznesmenë”, dhjetëra dokumente, sorollatje dhe “lotari” për të përfituar naftë falas!

Next Post

Humbësi Enkelejd Alibeaj kërkoi moskandidimin e Berishës, vjen reagimi i parë nga grupi i Rithemelimit

Next Post
Humbësi Enkelejd Alibeaj kërkoi moskandidimin e Berishës, vjen reagimi i parë nga grupi i Rithemelimit

Humbësi Enkelejd Alibeaj kërkoi moskandidimin e Berishës, vjen reagimi i parë nga grupi i Rithemelimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al