Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Donald Trump zotohet se do të lirojë të dënuarit për sulmin në Kapitol nëse rizgjedhet president

Editor by Editor
March 12, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Donald Trump zotohet se do të lirojë të dënuarit për sulmin në Kapitol nëse rizgjedhet president
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti amerikan Donald Trump premtoi dje, të hënën, se pasi të kthehet në pushtet, në rast të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të lirojë personat që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin në Kapitol në 2021.

“Masat e para të mia si president i ardhshëm do të jenë mbyllja e kufijve (…) dhe lirimi i pengjeve të 6 janarit që u burgosën padrejtësisht!”, ka shkruar ish-presidenti mbrëmë në rrjetin social Truth Social, pa  dhënë detaje të mëtejshme.

Në të kaluarën, Trump ka trajtuar çështjen e  rikthimit të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar në një shfaqje televizive në dhjetor të mos sillet si diktator, përveçse në “ditën e tij të parë”.

Në janar, gjatë një aktiviteti të fushatës në Iowa, miliarderi i kishte bërë thirrje presidentit demokrat Joe Biden të “lironte pengjet”, një term që ai përdor rregullisht për të përshkruar ata që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin në tempullin e demokracisë amerikane. .

Rebelët, të inkurajuar nga Donald Trump dhe akuza të rreme për mashtrime zgjedhore,  pushtuan më 6 janar 2021 Kapitolin në përpjekje për të parandaluar transferimin e pushtetit te Joe Biden.

Deri më sot, 1,358 persona janë akuzuar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Drejtësisë të publikuara javën e kaluar. Rreth 500 persona janë dënuar me burg.

Trump po përballet me katër akuza penale, dy prej të cilave janë përpjekja e supozuar për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në favor të tij pasi humbi ndaj Joe Biden.

Ish-presidenti është i sigurt se do të fitojë nominimin presidencial të Partisë Republikane përpara zgjedhjeve presidenciale pasi sfiduesja e tij e fundit, Nikki Haley, u tërhoq nga gara të mërkurën e kaluar.

Previous Post

Normalizimi i situatës në Kuvend/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin

Next Post

Paga mesatare arrin në nivele rekord, ndikimi nga administrata; Privati i rriti shumë më pak në 2023

Next Post
Paga mesatare arrin në nivele rekord, ndikimi nga administrata; Privati i rriti shumë më pak në 2023

Paga mesatare arrin në nivele rekord, ndikimi nga administrata; Privati i rriti shumë më pak në 2023

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al