Thellohet skandali me fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake. Arjeta Puca dhe Ron Yeffet hapën biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë e TIMAK. Biznesi Timak Horse ka seli në Equos Resort, njohur si prona e biznesmenit Ergys Agasi.
Teksa Agasi ishte në arrati, Puca dhe Yeffet hapën biznesin e kuajve. Aktualisht, Equos është i sekuestruar për llogari të SPAK dhe aferës AKSHI.
Këtë javë, Puca dhe Yeffet do të pyeten nga SPAK. Pas sekuestrimit të kontratave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe TIMAK, hetimet vijojnë për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike.
Ndërsa nga hetimet e SPAKu zbukua se paratë e AKSHI-t përfunduan në çokollata, biskota, kështjella, avionë luksozë e jahte, paratë e Mbrojtjes përfunduan në hipizëm dhe kuaj./WebLajm



