Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dokumente të Gjendjes Civile falsifikoheshin për letrat bullgare, arrestohet administratori i Ostrenit dhe paraardhësin e tij

timoni.al by timoni.al
April 20, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dokumente të Gjendjes Civile falsifikoheshin për letrat bullgare, arrestohet administratori i Ostrenit dhe paraardhësin e tij
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Dibrës finalizoi me sukses operacionin kundër falsifikimit të dokumenteve të gjendjes civile, me qëllim pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaporta bullgare. Operacioni, i koduar “IDENTITETI”, u ndiq rreth një muaj me metoda speciale hetimi nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Dibër.

Si rezultat i hetimeve, në dalje të PKK Bllatë u ndalua shtetasi E. T., 49 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Në kontrollin e automjetit të tij u gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 persona të ndryshëm, dokumente që dyshohet se shërbenin për pajisjen me pasaporta bullgare. Materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë: S., 53 vjeç, banues në fshatin Ostren, dhe M., 62 vjeç, banues në fshatin Lejçan. Sipas njoftimit të Policisë, këta dy shtetas dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrës kanë lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile për persona të ndryshëm, duke përgatitur vërtetime që pretendonin banim në njësinë administrative Ostren, të cilat më pas do t’i dërgonin në Bullgari për të siguruar pasaporta të këtij shteti.

Në ditët e fundit forca “Shqiponja” kanë hyrë në godinën e Bashkisë Bulqizë, ku dyshohet se po kërkoheshin dokumente që i shërbejnë hetimeve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Berisha në SPAK zbaton masën e sigurisë detyrim paraqitje, pritet nga mbështetësit

Next Post

Krim i rëndë në Greqi: Persona të panjohur helmojnë 21 qen endacakë, nisin hetimet

Next Post
Krim i rëndë në Greqi: Persona të panjohur helmojnë 21 qen endacakë, nisin hetimet

Krim i rëndë në Greqi: Persona të panjohur helmojnë 21 qen endacakë, nisin hetimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al