Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Do të marrim hapa ligjor për këtë sulm”! Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella

Editor by Editor
February 9, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni
0
“Do të marrim hapa ligjor për këtë sulm”! Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka akuzuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së. Sipas kësaj partie rasti ka ndodhur në parkun në lagjen Kurrillë.

“Kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, ka sulmuar fizikisht kandidaten për deputete të YTHP-së, Arda Maloku, në Parkun e Dëshmorëve në Kurrillë. Përfaqësuesit e partisë sonë do të ndërmarrin menjëherë hapat ligjorë lidhur me këtë sulm, duke e denoncuar rastin në Drejtorinë e Policisë në Prizren dhe në Prokurorinë e Prizrenit, si dhe do të bëjnë kallëzim penal ndaj personit në fjalë”, thuhet në komunikatën e YTHP-së.

Aty gjithashtu është shprehur mallkimi për duart që ngrihen kundër grave. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) e cila akuzat e YTHP-së i ka cilësuar si të pabaza.

“Njoftojmë se kemi nisur procesin ligjor ndaj personave që gjatë procesit zgjedhor kanë ndërmarrë veprime provokative me synimin për të prishur qetësinë shoqërore dhe më pas kanë tentuar të mashtrojnë opinionin publik me akuza të pabaza”, thuhet në reagimin e KDTP-së.

Sipas kësaj partie, çështja i është referuar organeve kompetente.

“Akuzat e pavërteta ndaj Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, z. Fikrim Damka, tregojnë dëshpërimin e një mentaliteti përçarës, i cili e kupton se do ti humbasë zgjedhjet. Ne e dënojmë fuqishëm këtë lloj shpifjeje dhe provokimi dhe informojmë publikun se çështja i është referuar organeve kompetente dhe procesi ligjor do të ndiqet me vendosmëri”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Previous Post

“Vigjilencë dhe përkushtim”, Lëvizja Vetëvendosje reagon pas mbylljes së votimit, mesazh vëzhguesve dhe komisionerëve: Mbroni votën!

Next Post

Zgjedhjet në Kosovë/ Bllokohet faqja e KQZ

Next Post
Zgjedhjet në Kosovë/ Bllokohet faqja e KQZ

Zgjedhjet në Kosovë/ Bllokohet faqja e KQZ

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al