Saturday, August 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Do kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi 28 shtetas afrikanë; arrestohen 2 nga Korça, sekuestrohen 6500 euro

timoni.al by timoni.al
August 8, 2026
in KRYESORE
0
Do kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi 28 shtetas afrikanë; arrestohen 2 nga Korça, sekuestrohen 6500 euro
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Route”, si vazhdim i kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan dy shtetas: J. M., i njohur edhe si D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq. Nga verifikimet rezultoi se E. D. ishte nën masën e sigurisë “Arrestit në shtëpi”.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Plasë, Maliq. Në vendin e ngjarjes ato kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë. Sipas procedurave të zbatuara gjatë operacionit, këta shtetas sudanezë më pas, në grupe prej 7-8 personash, transportoheshin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, me synimin për të kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Pas arrestimeve dhe përfundimit të veprimeve në vendngjarje, materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Operacioni u zhvillua nën koordinimin e njësive të Policisë Kufitare dhe strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në kuadër të masave për parandalimin e trafikimit dhe ndihmës së emigrantëve për kalime të paligjshme kufitare.

Në vijim të procedurave ligjore, do të ndiqen të gjitha veprimet e nevojshme nga organet prokurore dhe gjyqësore për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore lidhur me veprimtarinë e evidentuar gjatë këtij operacioni.

Previous Post

Historia mes Lukakut dhe Napolit përfundoi, belgu shikon Fenerbahçen

Next Post

Banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtojnë propozimin për shkrirje: Mos na hiqni bashkinë, do na zbehet identiteti i zonës

Next Post
Banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtojnë propozimin për shkrirje: Mos na hiqni bashkinë, do na zbehet identiteti i zonës

Banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtojnë propozimin për shkrirje: Mos na hiqni bashkinë, do na zbehet identiteti i zonës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al