Thursday, May 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Djali iu vra 8 vjeç në shpërthimin e Gërdecit, flet Zamira Duda: Nëse nuk ngrihen akuza për vrasje do e bëjme vetë drejtësinë

Editor by Editor
March 15, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Djali iu vra 8 vjeç në shpërthimin e Gërdecit, flet Zamira Duda: Nëse nuk ngrihen akuza për vrasje do e bëjme vetë drejtësinë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Zamira Duda, nëna e një 8-vjeçari të vrarë në tragjedinë e Gërdecit para 16 vitesh, tha nga memoriali ku familjarët bënë homazhe për 26 viktimat e tragjedisë se pyetjet që u bëhen nga drejtësia janë të qesharake dhe fyese.

Ajo është shprehur se përsa kohë nuk ngrihen akuza për vrasje nuk ka drejtësi. Duda tha se me akuzën e korrupsionit po dalin me vetëm 2 vite me burgim, duke theksuar se nëse nuk ngrihen akuza për vrasje do të bëjnë vetë drejtësi. Ajo tha se do të vazhdojë të bërtasë, pasi shpërdorimi i detyrës vazhdon dhe ish-ministri Mediu nuk pranon t’i bëhen pyetje.

Deklarata e Zamira Dudës:

Jam lodhur 16 vite, të rrojmë dhe t’i kujtojmë. Drejtësia do të jetë e drejtë, shpresoj tek SPAK, por në të gjitha seancat jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të nivelit qesharak, viktimat i ofendojmë, kam folur në sallën e gjyqit më kanë thënë “do dalësh jashtë”.

Është 1-shi me të vërtetë Mediu se ka marrë 26 jetë njerëzish, kjo është për turp të atyre. unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që ti përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.

Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. i kanë lënë fëmijët e vegjël. Djali im do të ishte 24-vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga Presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni.

Me akuzën e korrupsionit po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes, nuk ka drejtësi. Nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi.

Previous Post

Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

Next Post

PS dhe Rithemelimi zgjidhin ngërçin? Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Next Post
PS dhe Rithemelimi zgjidhin ngërçin? Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

PS dhe Rithemelimi zgjidhin ngërçin? Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al