Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit: Sula nis pajisjen e inspektorëve me tableta për monitorim në kohë reale

timoni.al by timoni.al
April 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit: Sula nis pajisjen e inspektorëve me tableta për monitorim në kohë reale
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka avancuar zbatimin praktik të reformës së sistemit të inspektimeve duke nisur fazën e digjitalizimit të plotë, e mbështetur në ndryshimet e fundit të ligjit. Synimi është përmirësimi i funksionimit të inspektimeve dhe rritja e besimit të publikut dhe biznesit. Sistemi i ri lejon kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke synuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të procesit, sipas kryeinspektorit Dashnor Sula.

Për të lehtësuar punën në terren, është realizuar dorëzimi i 143 tabletave për inspektorët rajonalë dhe vendorë. Inspektorati i Përgjithshëm udhëheq dhe koordinon sistemin e inspektimeve, duke siguruar bashkëpunim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore. Ky koordinim synon shmangien e mbivendosjeve, konflikteve të kompetencës dhe përdorimit joefikas të burimeve.

Përmes reformës parashikohet krijimi i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, si dhe forcimi i kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve. Po ashtu, reformimi përfshin profesionalizimin e trupës inspektuese përmes trajnimit, certifikimit dhe vendosjes së standardeve të unifikuara, elemente të cilat konsiderohen të domosdoshme për funksionimin efikas të sistemit.

Në prononcimin e tij, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula garantoi se të gjitha inspektoratet qendrore, rajonale dhe vendore do të ofrojnë kushte optimale pune për inspektorët, në përputhje me ligjin 99/2024 për inspektimin. Ai shprehu bindjen se, nga dita e nisjes së fazës së digjitalizimit e në vazhdim, çdo inspektor do të tregojë përgjegjësi dhe integritet në përmbushjen e detyrave të tij sipas legjislacionit në fuqi.

Previous Post

Stones zyrtarizon largimin nga Manchester City; Juventus, destinacioni i ardhshëm?

Next Post

Foto/ Dalin dokumentet e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar

Next Post
Foto/ Dalin dokumentet e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar

Foto/ Dalin dokumentet e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al