Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ditë të nxehta në kryeqytet…”, PRAPASKENAT si u shkarkua Orges Shehi në dhoma e zhveshjes!

Editor by Editor
October 6, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
“Ditë të nxehta në kryeqytet…”, PRAPASKENAT si u shkarkua Orges Shehi në dhoma e zhveshjes!
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pezullimi apo shkarkimi i Orges Shehitnga Tirana është kryefjala e futbolli shqiptar.

Tirana komunikoi zyrtarisht në rrjete sociale se kanë pezulluar trajnerin durrsak për shkak të rezultateve të dobëta, vetë trajneri, zbuloi se është shkarkuar me gojë e me letër.

Orges Shehi tregoi se kishte shkuar në seancën e radhës stërvitore sikurse ishte programuar, ishte bërë gati për të stërvitur lojtarët, por aty ishte njoftuar nga drejtori Tefik Osmani se presidenca kishte vendosur ta shkarkonte.

“Situata është shumë e thjeshtë. Unë sot isha në stërvitje te Tirana. U ndërrova, u bëra gati dhe aty në dhomat e zhveshjes, vjen drejtori i cili më tha që jam shkarkuar. E pranova vendimin sepse profesioni ynë i ka këto gjëra, por ia kërkova dhe me shkrim. Ma sollën edhe me shkrim që isha shkarkuar dhe dola jashtë të takoja lojtarët. U përshëndeta me ta dhe vijova punën time”, tregon fillimisht ai duke u ndalur më pas te deklarata e klubit të Tiranës.

President i Tiranës tha: “Kemi një marrëveshje dhe do ta zbatojmë atë deri në fund. I kemi vendosur një pezullim për të respektuar kontratën që e kemi deri në fund të majit”.

“Ditë të nxehta në kryeqytet…”, PRAPASKENAT si

Orges Shehi nën shoqërinë e Bardhit dhe gazetarit Carcani

Numri një i klubit të Tiranës u përpoq të tregonte para kamerave se Orges Shehi mezi e priste shkarkimin, pasi është në bisedime me klube të tjera. Halili la të kuptohet se ish-trajneri nuk është sjellë në mënyrë profesionale ndeshjet e fundit. Më pas Refik Halili, tregoi një foto të Shehit nën shoqërinë e presidentit të Dinamos, Ardian Bardhi.

“Orges Shehi po feston, shikoni festën, me presidentin e klubit të Dinamos në një lokal luksoz, me njerëzit e tij të afërt, me Çarçanin. Është gjë e mirë kjo”


Për Orges Shehin flitet se ka interes nga disa klube të Superligës, siç janë Dinamo dhe Egnatia, por tani kushdo që kërkon ta emërojë do duhet të diskutojë kontratën me Tiranën edhe pse defakto durrsaku është i papunë.

Ujëra të turbullta në kampin bardheblu, por pritet që dallgët të ngrihen akoma më shumë.

Një çështje trajneri ka edhe Partizani teksa Zekic ka marrë një ofertë nga Osijek dhe ka dhënë dorëheqjen tek drejtuesit e kuq të cilët nuk e kanë pranuar për momentin, një situatë e tillë e fut Partizanin në dy dilema shumë të mëdha.

Një okazion si Orges Shehi është tejet tundues me klubin e kuq që ruan respekt reciprok me durrsakun ndërsa largimi i Zoran Zekic do të promovonte një fenomen joserioz në klub, pasi do të ishte largimi i rradhës në mes të sezonit pas Matondos.

Previous Post

“Bir o xhan…”! Lot dhe dhimbje, familja kujton djalin që e zuri poshtë ashensori

Next Post

Berisha: Unë nuk di rrugë tjetër veç protestave për të rrëzuar Ramën

Next Post
Berisha: Unë nuk di rrugë tjetër veç protestave për të rrëzuar Ramën

Berisha: Unë nuk di rrugë tjetër veç protestave për të rrëzuar Ramën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al