Thursday, July 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dita 33-të tubimit në Tiranë, protestuesit komunikojnë pas sulmit me vezë: Ramës i është sosur durimi, nuk dorëzohemi

timoni.al by timoni.al
July 2, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dita 33 e protestës në Tiranë, nismëtari thirrje qytetarëve pas tensioneve në Kuvend: Mos u provokoni, revolucion paqësor
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po mbahet dita e 33-të e protestës në kryeqytet, e njoftuar për në orën 19:00, pas asaj që u zhvillua paraditen e së enjtes para Kuvendit. Itenerari i ditës ishte i njëjtë: pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” protestuesit marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionuan para Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet. Një nga folësit deklaroi se, duke pasur seancë plenare, protestuesit ishin te Kuvendi për t’i thënë deputetëve se “nuk jeni përfaqësuesit tanë” dhe shtoi se për protestën e ditës ishin lajmëruar qytetarët të ishin të pajisur me vezë dhe miell për të goditur deputetët që sipas tyre nuk i përfaqësojnë. Sipas përshkrimit të protestuesve, ata janë dhunuar nga “policia private e Manjës” dhe një nga protestuesit dyshohet se i është thyer hunda.

Gjatë zhvillimeve u vërejt se policia ishte bërë gati për arrestime. Pas arrestimit të disa djemve protesta vijoi, por më vonë qytetarët që ishin ulur para Parlamentit filluan të dhunoheshin papritur nga policia. Raportohet se Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Një nga folësit deklaroi se dita tregoi që “Ramës dhe shtetit të tij kriminal i është sosur durimi” dhe se autoritetet po tentojnë të degradonin protestën, ndërsa protestuesit do të vazhdojnë “në mënyrë paqësore në bulevard si çdo ditë derisa të fitojmë. Dorëheqje”.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit u mblodhën sërish në shesh dhe diskutuam edhe për pjesëtarët e grupit të tyre që janë arrestuar. Nismëtari Alben Kola i bëri thirrje qytetarëve të mos provokoheshin nga policia dhe kërkoi paqësinë, duke u shprehur: “Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor.” Top Channel.

Previous Post

Arratisja e Hasan Ferracakut të masakrës së Velipojës, AMP prangos katër efektivë që e ruanin

Next Post

Gjermania: e ardhmja e Nagelsmann e shënjuar, DFB i ka kërkuar dorëheqjen dhe tani ëndërron Klopp

Next Post
Gjermania: e ardhmja e Nagelsmann e shënjuar, DFB i ka kërkuar dorëheqjen dhe tani ëndërron Klopp

Gjermania: e ardhmja e Nagelsmann e shënjuar, DFB i ka kërkuar dorëheqjen dhe tani ëndërron Klopp

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al