Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dinamika/ Dhunuan efektivët brenda komisariatit, kush janë dy vëllezërit e ndaluar! Policia jep detaje

Editor by Editor
September 30, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dinamika/ Dhunuan efektivët brenda komisariatit, kush janë dy vëllezërit e ndaluar! Policia jep detaje
0
SHARES
138
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga arrestimi i Marjan dhe Mateo Doçi, dy vëllezërve që dhunuan efektivët e forcave “Shqiponja”.

Sipas uniformave blu, dy vëllezërit, të moshës 29 dhe 38 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Mësohet se forcat “Shqiponja” gjatë patrullimit në sheshin “Prek Cali”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale E. L., dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme.

Por, gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Ndërkohë, dy vëllezërit, që sipas burimeve për Panorama.al, ishin pronarët e mjetit ku udhëtonte 19-vjeçari, kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vihen në pranga 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Procedohet penalisht dhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vëllezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Izraeli i pamëshirshëm mbi Liban, shi raketash mbi pallatet në Beirut

Next Post

EMRAT/ Shkak ndalimi i automjetit? Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e “Shqiponjave” brenda komisariatit në Shkodër

Next Post
EMRAT/ Shkak ndalimi i automjetit? Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e “Shqiponjave” brenda komisariatit në Shkodër

EMRAT/ Shkak ndalimi i automjetit? Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e "Shqiponjave" brenda komisariatit në Shkodër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al