Saturday, April 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dialogu Kosovë-Serbi/ Çështja e dinarit, temë e bisedimeve sot në Bruksel

Editor by Editor
March 19, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Dialogu Kosovë-Serbi/ Çështja e dinarit, temë e bisedimeve sot në Bruksel
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL- Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë mblidhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërmjetësuesit evropianë të procesit do të presin veç e veç Besnik Bislimin e Kosovës dhe Petar Petkoviç e Serbisë, si udhëheqës të delegacioneve të tyre. Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë. Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet, megjithatë, mund të mbeten nën hijen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë, temë kjo, po ashtu, e paralajmëruar nga BE-ja. Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova e ndaloi përdorimin e kësaj valute më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese. Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se është arritur pajtueshmëri për, siç u shpreh, një pjesë të propozimit amerikan për dinarin, dhe shtoi se “do të ishte ideale” që për këtë çështje të arrihet një marrëveshje gjatë takimit të sotëm në Bruksel. Javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Megjithatë, Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i hodhi poshtë pretendimet e Osmanit për pajtueshmëri, duke i cilësuar si “gënjeshtra”. Serbia këmbëngul se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa për Kosovën ajo është teknike dhe ka të bëjë me integritetin financiar të vendit. Një takim për të u zhvillua edhe në fund të shkurtit, por pa ndonjë dakordim. Zyrtarët evropianë thanë atëkohë se “shumë pyetje politike” për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje./ REL

Previous Post

“U shokova kur pashë shenjat e dhunës në trup, mezi çohej në këmbë”, gazetarja: Ja çfarë filmuan kamerat e Pallatit Mbretëror, Princi Leka…

Next Post

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, çfarë do të diskutohet dhe porositë që pritet tu japë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Derbi i kryeqytetit Tirana–Partizani në udhëkryqin e sezonit: shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të

Derbi i kryeqytetit Tirana–Partizani në udhëkryqin e sezonit: shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të

April 24, 2026
Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

April 24, 2026
Pse babai mungoi në finalen BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca dhe Gra

Pse mungoi babai në finalen e BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca&Gra

April 24, 2026
Ministri shqiptar i Ekonomisë në RMV: Kërko falje për ofendimet — Presim reagim urgjent nga Tirana zyrtare

LAJME

Derbi i kryeqytetit Tirana–Partizani në udhëkryqin e sezonit: shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të

by timoni.al
April 24, 2026
0

Tirana dhe Partizani përballen të shtunën në “Air Albania” në aktin e katërt dhe të fundit të fazës së rregullt...

Read moreDetails
Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

April 24, 2026
Pse babai mungoi në finalen BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca dhe Gra

Pse mungoi babai në finalen e BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca&Gra

April 24, 2026
Ministri shqiptar i Ekonomisë në RMV: Kërko falje për ofendimet — Presim reagim urgjent nga Tirana zyrtare

Ministri shqiptar i Ekonomisë në RMV: Kërko falje për ofendimet — Presim reagim urgjent nga Tirana zyrtare

April 24, 2026
Pse babai mungoi në finalen BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca dhe Gra

Pse babai mungoi në finalen BBVIP5? Aludime për burg; Selin përballet live me foton në Goca dhe Gra

April 24, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Derbi i kryeqytetit Tirana–Partizani në udhëkryqin e sezonit: shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të

Derbi i kryeqytetit Tirana–Partizani në udhëkryqin e sezonit: shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të

April 24, 2026
Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

Dramë në Benito Villamarin: Betis ndal Realin në shtesë, asist titulli për Barcelonën

April 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al