Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhuna ndaj KFOR-it në Veri, Meta: Vuçiç të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Editor by Editor
May 30, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dhuna ndaj KFOR-it në Veri, Meta: Vuçiç të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës dhe dhunimin e trupave të KFOR-it nga huliganët serbë në Veri.

Përmes një postimi në rrjete sociale Meta dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj trupave të NATO-s, gazetarëve por dhe institucioneve të Kosovës.

Ai i bën thirrje gjithashtu presidentit serb që të largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

“Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to.

Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie.

Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç’tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet.

Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij.

Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”, shkruan meta në reagimin e tij në facebook.

Previous Post

Nuredin Dumani shoqërohet në GJKKO, ja për çfarë do të dëshmojë

Next Post

“As Berisha, as Basha”, Jorida Tabaku jep zgjidhjen sesi duhet të drejtohet PD-ja

Next Post
“As Berisha, as Basha”, Jorida Tabaku jep zgjidhjen sesi duhet të drejtohet PD-ja

“As Berisha, as Basha”, Jorida Tabaku jep zgjidhjen sesi duhet të drejtohet PD-ja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al