Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhoma Amerikane: Skema e propozuar për sigurimin nga tërmetet nuk është efikase

Editor by Editor
September 13, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, Vendi
0
Dhoma Amerikane: Skema e propozuar për sigurimin nga tërmetet nuk është efikase
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kritika ndaj projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të hedhur për konsultim muajin e kaluar nga qeveria shqiptare.

Sipas komenteve të publikuara nga Dhoma Amerikane, një nga problematikat kryesore që vërehen në këtë projektligj është mungesa e efikasitetit në skemën e propozuar. “Konstatojmë se është i rëndësishëm të bëhet një studim përveç rekomandimeve që të sqarojë nevojën mbi bazën e të cilit rezulton që një skemë e tillë mund të realizohet.

Referenca në modelet e Turqisë, Rumanisë dhe Filipineve si dhe rekomandimet nga organizatat e huaja nuk mund të jenë baza justifikuese cihe as të mjaftueshme për një projektakt të tillë.

Studimi duhet të dalë nga konteksti lokal mbi rrezikun sizmik, nga kultura juridike dhe në mënyrë të veçantë nga kultura e sigurimeve si dhe kushteve ekonomike. Mungesa dhe mospjesëmarrja në skemat e sigurimit vjen kryesisht nga burimet e kufizuara financiare.

Gjithashtu, duam të theksojmë se sigurimi i banesës është mbi të gjitha një opsion dhe e drejtë e pronarit duke qenë në interes të drejtpërdrejtë të tij. Në këtë aspekt nuk na duket e drejtë imponimi i një police të tillë,” thuhet në komentet zyrtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Një çështje e rëndësishme që duhet të parashikojë ky projektligj, sipas Dhomës Amerikane, është rregullimi dhe normimi i shumës së sigurimit, primit për tu paguar dhe kushtet e policës së sigurimit, cështje të cilat meritojnë vëmendje dhe kujdes të posacëm për impaktin financiar që kanë, sidomos në një shoqëri ku mungon kultura e sigurimit.

Rekomandimi është që të ketë një orientim paraprak mbi këtë pjesë pa pritur daljen e Vendimit të Këshillit të Ministrave me hyrjen në fuqi të ligjit./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

Previous Post

FOTO/ U kap me 4 mina me telekomandë, momenti kur 51-vjeçari negocion për shitjen e tyre

Next Post

GJAKMARRJE Turke/ Bandat “Dalton” dhe “Red Kit”, po vriten në Stamboll, Paris dhe Greqi, kush janë “bosët” 

Next Post
GJAKMARRJE Turke/ Bandat “Dalton” dhe “Red Kit”, po vriten në Stamboll, Paris dhe Greqi, kush janë “bosët” 

GJAKMARRJE Turke/ Bandat "Dalton" dhe "Red Kit", po vriten në Stamboll, Paris dhe Greqi, kush janë “bosët” 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al